• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koncerti dedikuar Nënë Terezës bashkon yjet shqiptare

by Aalison Pearse Stevens
03/08/2016 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bazilika e Shën Palit – një prej katër bazilikave antike dhe më të mëdha papnore në Romë – është vendi në të cilin një ditë para shenjtërimit të humanistes Nënë Tereza do të dëshmohen vlerat kulturore të popullit shqiptar, shkruan Koha Ditore.

Një koncert 90-minutash, që do të mbahet më 3 shtator në qytetin italian, me rastin e shenjtërimit të Gonxhe Bojaxhiut nga Papa Françesku në Vatikan, do të bëjë bashkë emrat më të mëdhenj shqiptarë që po lënë gjurmë nëpër botë. Mes tyre sopranot e mirënjohura Inva Mula e Ermonela Jaho dhe këngëtarja kosovare me famë botërore si Rita Ora.

Pjesë e koncertit që do të dërgojë në Romë edhe orkestrën simfonike të Filarmonisë së Kosovës janë edhe tenorët Saimir Pirgu e Ramë Lahaj dhe artistë të tjerë, përfshirë Shkëlzen Dolin e Gëzim Myshketën.

Programi artistik është ideuar asisoj që pjesë e tij të bëhen edhe sportistët, përfshirë xhudisten Majlinda Kelmendi dhe futbollistin Lorik Cana, kapiten i kombëtares shqiptare.

Ky i fundit do të ngjitet në skenë për të recituar poezinë “Dua të kthehem në Shqipëri” të shkruar nga Nënë Tereza. Vargje të saja do të recitohen edhe nga dy aktorët e rinj kosovarë, Andi Bajgora e Lumë Veseli – të cilët sivjet përfaqësuan vendin edhe në ceremoninë ‘Oscars’ si protagonistë të filmit të shkurtër ‘Shok – dhe Ipeshkvi i Kosovës, dom Lush Gjergji.

Mes pjesëve të konfirmuara artistike deri më tani është edhe interpretimi i Himnit për Nënë Terezën, që ishte paralajmëruar qysh në muajin prill, citohet Koha. (b.an)

Next Post

Ura e frikshme nga xhami hapet në Kinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sindikata e gjykatësve, si parti politike

February 4, 2026
Paraburgimi në Shqipëri, KiE propozon disa rekomandime: Të vlerësohet periodikisht

Paraburgimi në Shqipëri, KiE propozon disa rekomandime: Të vlerësohet periodikisht

February 4, 2026
Shkarkohet nga detyra Freskida Halilaj, ja kush vjen në krye të IdentiTek

Shkarkohet nga detyra Freskida Halilaj, ja kush vjen në krye të IdentiTek

February 4, 2026
“Veliaj është njohur me aktet”/ SPAK reagon mbi ecurinë e procesit gjyqësor ndaj kryebashkiakut: 8 seanca u shtynë për shkak të..

Analisti: Lajm shumë i rëndë që Veliaj do të mbrohet, por s’ka dosje!

February 4, 2026
Skandali i 2800 tonëve mbetje të rrezikshme të Kurum, ekzekutohen vetëm 20 nga 33 urdhër-arrestet e Prokurorisë së Durrësit

Skandali i 2800 tonëve mbetje të rrezikshme të Kurum, ekzekutohen vetëm 20 nga 33 urdhër-arrestet e Prokurorisë së Durrësit

February 4, 2026
“Dramat” e familjes Beckham me djalin e tyre, reagon për herë të parë vjehrri i Brooklyn: Dhëndri im është i mrekullueshëm

“Dramat” e familjes Beckham me djalin e tyre, reagon për herë të parë vjehrri i Brooklyn: Dhëndri im është i mrekullueshëm

February 4, 2026
Lungomare/ Punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjat elektrike, 300 abonentë pa energji

Lungomare/ Punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjat elektrike, 300 abonentë pa energji

February 4, 2026
Nga emigrimi te inflacioni, pse shqiptarët po blejnë më pak rroba e këpucë

Nga emigrimi te inflacioni, pse shqiptarët po blejnë më pak rroba e këpucë

February 4, 2026
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi vizitë zyrtare në Kongresin Amerikan

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi vizitë zyrtare në Kongresin Amerikan

February 4, 2026
Debati për rritjen e pagave/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni i jashtëm nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës

Debati për rritjen e pagave/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni i jashtëm nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In