• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komuniteti LGBT pedalon në Bulevard, Lu: Respekt për guximtarët

by A R
14/05/2016 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësues të komunitetit LGBT pedaluan me biçikleta sot në Tiranë kundër diskriminimit të tyre.

Në këtë aktivitet ka marrë pjesë dhe ambasadori amerikan, Donald Lu si dhe ajo e Holandës, Dewi van de Weerd.

Organizatorët e këtij aktiviteti, Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj u shprehën se duhet ende shumë punë për të garantuar të drejtat e komunitetit LGBT, pasi sipas tyre ata ndjehen të diskriminuar dhe të paragjykuar.
“Ka patur njerëz që këto ditë kanë evokuar kohën e Enver Hoxhës pasi e kanë shumë bezdi që disa njerëz të kërkojnë të drejtat e tyre. Ne dolëm që tu themi atyre njerëzve që historia nuk kthehet pas, por shkon vetëm përpara. Edhe vjet kemi qenë në të njëjtin pozicion e ne na vjen turp që nuk ka asnjë përfqësues të qeverisë e politikës shqiptare, por ka vetëm miq të nderuar nga komuniteti ndërkombëtar“, u shpreh Pinderi.

“Edhe pse jemi mbledhur shumë vetë sot, ka shumë persona nga komuniteti që akoma nuk kanë mundësi të dalin hapur e të pedalojnë me ne për shkak të diskriminimit. Ne do të pedalojmë për të gjithë të rinjtë e të rejat që diskriminohen në shkolla, që nuk kanë kanë mundur të kenë akses në shëndetësi dhe për të gjithë ata që diskriminohen nga familjet e 

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu u shpreh se vlerëson guximtarët që luftojnë për të drejtat e tyre.

“Kam respekt shumë të madh për guximtarët që luftojnë për të drejtat e njerëzve LGBT“,

Ambasadorja e Holandës në Tiranë, Dewi van de Weerd tha se ndjehej e entuziazmuar për praninë e madhe të qytetarëve në pedalimin e LGBT.

“Jam e kënaqur që jam këtu sot dhe ka një prani gjithnjë e më të madhe të qytetarëve që janë të pranishëm dhe marrin pjesë në këtë aktivitet. Dua të shpreh vlerësimin për guximin që kanë këta njerëz”, u shpreh ambasadorja holandeze në Tiranë.

Next Post

Policia belge: Ja pse nuk duhet përdorur ‘reactions’ në Facebook

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vodhi një bankë në Koplik, arrestohet pas 4 vitesh 22-vjeçari

Vodhi një bankë në Koplik, arrestohet pas 4 vitesh 22-vjeçari

February 26, 2026
“I marrin në SPAK dhe u bëjnë presion të pranojnë fajin”, Rama: 40 kontrolle natën e Vitit të Ri në shtëpitë e zyrtarëve…

“I marrin në SPAK dhe u bëjnë presion të pranojnë fajin”, Rama: 40 kontrolle natën e Vitit të Ri në shtëpitë e zyrtarëve…

February 26, 2026
Përgjegjësi i ARRSH: Mjetet e tonazhit të rëndë mbi norma, shkak kryesor i degradimit të rrugëve

Përgjegjësi i ARRSH: Mjetet e tonazhit të rëndë mbi norma, shkak kryesor i degradimit të rrugëve

February 26, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Rama: Pezullimi i një ministri pa gjyq, ndërhyrje brutale në legjislativ e ekzekutiv

February 26, 2026
Negociatat me BE, Rama: Besimplotë se do e kalojmë testin, pavarësisht bombave artizanale

Negociatat me BE, Rama: Besimplotë se do e kalojmë testin, pavarësisht bombave artizanale

February 26, 2026
“Të drejtat dhe liritë do t’i mbrojmë”, Rama: Prokurorët paguhen sa frëngu pulën, jo që të ankohen për mua! Kanë 500 sekretare e këshilltarë dhe…

“Të drejtat dhe liritë do t’i mbrojmë”, Rama: Prokurorët paguhen sa frëngu pulën, jo që të ankohen për mua! Kanë 500 sekretare e këshilltarë dhe…

February 26, 2026
Shkelje e barazisë në tendera, Plarent Ndreca debate me prokuroren në GJKKO. Çfarë u vendos

Shkelje e barazisë në tendera, Plarent Ndreca debate me prokuroren në GJKKO. Çfarë u vendos

February 26, 2026
LIVE! Nis takimi në Pallatin e Brigadave, flet Kryeministri Rama: Sot është Qeveria që raporton para Grupit

LIVE! Nis takimi në Pallatin e Brigadave, flet Kryeministri Rama: Sot është Qeveria që raporton para Grupit

February 26, 2026
Rasit i çuditshëm: Hakerin e rrezikshëm e kërkojnë SHBA-të, por ai bën ofertën tunduese

Rasit i çuditshëm: Hakerin e rrezikshëm e kërkojnë SHBA-të, por ai bën ofertën tunduese

February 26, 2026
Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In