1 Maji ka mbledhur sot në qendër të Tiranës dhjetëra punëtorë dhe idhtarë të figurës së Enver Hoxhës.
Me flamujt kuqezi me yll dhe pankarta që bënin thirrje për punësim, komunistët kanë kërkuar më shumë vende pune dhe respektim të të drejtave të punëtorëve.
“Në socializëm ditë feste, në kapitalizëm ditë proteste” – ka qenë moto e marshimit të sotëm të partive komuniste në vend.









