Që prej tri muajsh, luftimet kanë shkaktuar zëmëratë në radhët e ushtrisë turke dhe rebelëve kurdë dhe lideri i tyre Cemil Bayik është shprehur i gatshëm për të hedhur armët, por paralajmëroi se “logjika e luftës” së Ankarasë rrezikon të zgjerojë vatrën e konfliktit.
“Jemi të gatshëm të hedhim armët që tani”, u shpreh udhëheqësi i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK-ja). Por nëse qeveria turke vë theksin në këtë logjikë të luftës, varre të tjera do të hapen dhe konflikti do të zgjerohet në të gjithë territorin e Turqisë, në Siri dhe në Lindjen e Mesme”, kërcënoi ai.