Me këngën e njëjtë tash e sa vjet argëtohen të gjithë ata që kalojnë mbrëmjet në sheshet e Prishtinës, derisa irritohen ata që jetojnë në qendër raporton “038” i KTV-së.
Ngritja e temperaturave mbush plot këtë hapësirë të dedikuar për qytetarë.Që nga ora 16, kur shumica e inspektorëve komunalë mbarojnë punën, shitësit ambulantë i ekspozojnë produktet e tyre për vizitorët e shesheve.
Megjithatë, të enjten mbrëma, në një aksion të inspektorëve, bashkë me policinë shumë lodra e produkte të tjera u konfiskuan.