• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Komshiu më ka jetën në dorë”/ Manastirliu thirrje qytetarëve: 85 mijë vaksinime me dozë të 3-të

by Java News
08/12/2021 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka apeluar nga pika e vaksinimit në Kukës për vaksinimin me dozën e tretë për të rritur mbrojtjen për qytetarët, në kushtet e shqetësimit të rritur nga variantet e reja. Ajo u shpreh se deri më tani janë 85 mijë qytetarë në vend që kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.

“Edhe me variantin e ri Omicron ende kemi shumë për të mësuar sepse ende ka paqartësi. Shqipëria ka një situatë të qëndrueshme por kemi ende infektime. Kemi mësuar më mirë të parandalosh se të kurosh. Ne kemi një armë në dorë dhe kjo është vaksina. Ne nuk po e ndalim punën për të rritur mbulesën vaksinale. Vaksinimi është puna e të gjithëve. Nuk është çfarë më duhet mua se çfarë bën komshiu. Sepse ai komshiu më ka jetën në dorë.

Në qarkun Kukës janë realizuar më shumë se 30 mijë vaksinime për bashkinë Kukës. Thelbësore mbetet rritja e mbulesës vaksinale.  Ata që kanë kaluar 6 muaj nga doza e dytë mund të bëjnë dozën e tretë për të rritur imunitetin në kuadër të varianteve të reja që po shqetësojnë botën mbarë. Ne jemi derë në derë bashkë me strukturat tona të shëndetësisë.

Kemi kryer më shumë se 1  mln e 90 mijë vaksinime dozë të parë dhe dytë. Më shumë se 970 mijë vaksinime të dozave të dyta dhe mbi 85 mijë vaksinime të dozave të treta. Ajo që duhet në këto ditë është sa më shumë garanci përmes vaksinimit. Nëse duam të mblidhemi bashkë me festa duhet të vijojmë këtë fushatë vaksinimi duke vaksinuar ata që për një arsye apo tjetër nuk janë vaksinuar ende. Të gjithë duhet të dëgjojnë zërin e shkencës. Nuk ka kohë për të humbur për t’u kujdesur për shëndetin e vetes dhe të tjerëve”, deklaroi Manastirliu.

I pranishëm ishte dhe Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici, i cili u bëri thirrje qytetarëve të Kukësit në të gjitha njësitë administrative që të vaksinohen. “Si kryetar bashkie u bëj thirrje gjithë qytetarëve që të vaksinohemi sa nuk është vonë, sepse vaksina siç ka treguar është mbrojtja më e mirë kundër virusit. Unë besoj që jemi në rrugën e duhur, por natyrisht fushata duhet të vazhdojë bashkë me drejtorinë e shëndetit publik, bashkë me administratorët e njesive, bashkë me kryetarët e fshatrave që ne të bëjmë thirrje që të vaksinohen qytetarët e bashkisë Kukës”, tha Gjici.

Sipas MSH, prej fillimit të vaksinimit janë kryer 2,161,198 vaksinime. Më shumë se 980 mijë qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës, ndërsa mbi 85 mijë janë vaksinuar edhe me dozën e tretë.

Next Post
Lëmsh i gjithë rrjeti/ Çfarë mesazhi shkruhej në 2000 lekshin që Romeo i la Donaldit?

Lëmsh i gjithë rrjeti/ Çfarë mesazhi shkruhej në 2000 lekshin që Romeo i la Donaldit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In