• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kompozitori Jani Papadhimitri: Brezi i ri të luajë veprat e klasikëve tanë

by A R
18/06/2024 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej disa vitesh kompozitori Jani Papadhimitri banon larg Shqipërisë, por vepra e tij jeton në atdhe, ku ai zhvilloi një karrierë të gjatë në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe si pjesë e Orkestrës së Radiotelevizionit Shqiptar.

Në një intervistë për RTSH 24, z. Papadhimitri tregoi afrinë me komunitetin shqiptar në Greqi e Kanada, dy vendet nga ku ai e nisi emigrimin.

“E nisa nga Greqi dhe në vitin 2001 shkova në Kanada. Vazhdimisht kam qenë i interesuar të shkruaj nota shqiptare dhe t’i shpërndaj në formën e librave. Kam realizuar trio me vajzat e mia dhe koncerte në Kanada e shtete të ndryshme.

Komuniteti shqiptar në Toronto është shumë i organizuar, edhe në Montreal e qytete të tjera. Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë bëmë një koncert madhështor me të gjitha forcat artistike profesioniste e amatore të Torontos,” rrëfeu kompozitori i njohur.

Z. Papadhimitri ka ndarë punën e skenën me muzikantë të famshëm të vendit, Ferdinand Deda dhe Eno Koço.

Së fundmi ai ka botuar “Tre pjesë melodike”. Libri është ndihmuar edhe nga nëna e tij piktore për ta ilustruar.

“Valsi i Vanesës”, “Me varkë në Pogradec” dhe “Vals” janë janë tri meloditë, që kanë pasur për frymëzim familjarë dhe miqtë e tij

“‘Valsi i Vanesës’ është emocion i veçantë, sepse krijon ‘mjalt nga mjalti’. Vepra i dedikohet mbesës time. Edhe ajo luan violinë. ‘Me varkë në Pogradec’ i kushtohet piktorit Anastas Kostandini. Ndërsa ‘Valsi’ i tretë, më alegro, përmbyll albumin,” tha kompozitori Papadhimitri.

Ai këshilloi brezin e ri “të luajë veprat e klasikëve tanë, sonatën e famshme të Çesk Zadesë, Tonin Arapit, Limos Dizdarit etj.”

Në planet e së ardhmes të kompozitorit shqiptar është rapsodia për violinë dhe piano, një vepër e vitit 1979.

/a.r

Next Post
Heqja e “arrestit shtëpiak”, GJKKO shqyrton në një seancë të vetme kërkesën e Berishës e Malltezit

I rrëzon edhe Apeli i Posaçëm, Berisha dhe dhëndri mbeten në arrest shtëpie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ushtria kundërshton akuzat ndaj Presidentit: Ka qenë vetëm kërkues shkencor deri në 2018

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë!

December 25, 2025
Shi e dëborë, e enjte me mot të paqëndrueshëm, çfarë ndodh me temperaturat

Shi e dëborë, e enjte me mot të paqëndrueshëm, çfarë ndodh me temperaturat

December 25, 2025
Mesha e parë e Krishtlindjes nga Papa Leoni XIV: Një ekonomi e shtrembëruar i trajton njerëzit si mall

Mesha e parë e Krishtlindjes nga Papa Leoni XIV: Një ekonomi e shtrembëruar i trajton njerëzit si mall

December 25, 2025
Mesha e Krishtlindjes në Katedralen “Shën Pali”, Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor

Mesha e Krishtlindjes në Katedralen “Shën Pali”, Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor

December 25, 2025
“Vdektë!”, Zelensky për Putinin në mesazhin e Krishtlindjes drejtuar popullit ukrainas

“Vdektë!”, Zelensky për Putinin në mesazhin e Krishtlindjes drejtuar popullit ukrainas

December 25, 2025
Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, Rama uron me “Çetën e Profetëve”

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, Rama uron me “Çetën e Profetëve”

December 25, 2025
ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com