• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kompozitori Dizdari akuza Bashës: Oligarkët mbinë nga database juaj!

by Java News
14/03/2019 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në aktivitetin “Arti në mbrojtje të demokracisë”, të thirrur ditën e sotme nga kryedemokrati Lulzim Basha, ku morën pjesë artistë dhe intelektualë ishte i ftuar Limos Dizdari, artisti por edhe ish deputeti i PS. Gjatë fjalës së tij drejtuar liderit demokrat, Dizdari u shpreh se oligarkët për të cilët flitet aq shumë sot, kanë dalë edhe nga ‘databaza’ e PD’.

‘Sot Teatri po prishet. Por më duket se këta oligarkët kanë mbirë nga datebase juaj. Do kisha qejf të ishte këtu Prokurori Petrit Fusha. Do kisha të dëshirë të ishte i ftuar Clirim Gjata, të na dëgjonte, të na përfaqësonte, se paratë ai i vëllai do i përfitojë, ka shumë oligarkë por nga ky database kanë dalë. Kështu i nderuar zoti kryetar i opozitës, hallet tuaja janë shumë të mëdhaja, nuk e di si do ta përballoni por rruga që keni nisur është e madhe’

Fjala e plotë e Dizdarit:

I gjori ju cdo hiqni zot Basha por ky është një fillim i mbarë. Mesa di unë në databasën tuaj të PD keni pasur shumë emra të përvecëm të mëdhenj që kanë pasur përfitimet e tyre. Ata nuk i shoh asgjëkundi, i shoh dhe takohem me ta dhe shpesh herë ndjehem keq unë se bëj fajtor veten si u gjeta në këtë udhëkryq. Shkëmbejmë ndonjë buzëqeshje që ngjan me ngërdheshje. Emrat i kam shkruar këtu por s’është nevoja t’ua përmend.

Janë nga ata që rregullonin makiazhet, diskutimet, që kanë bredhur nëpër botë, kanë përfituar interesa të mëdha ndaj PD. Unë s’kam qenë ndonjëherë xheloz ndaj tyre por tani jam tërësisht i pakënaqur nga karakteri i tyre. Kjo s’është hakmarrje por kjo është të themi të vërtetat në sy. Ata që PD i ka parë si të rëndësishëm për të përcuar mesazhe në dobi të popullit, ata kanë parë interesin e tyre personal e pastaj e bëjnë si puna e lumit me kalin…

Arsyeja se pse jam këtu është se unë jam i vetmi në vitet e para që dola kundër prishjes së teatrit. Atëhere mbaja poste të rëndësishme politike, isha zv.kryetar i Komisionit të Arsimit dhe Shkencës në Kuvendin e Shqipërisë, përfaqësoja shumicën. Bardhyl Londo, minorancën. Bardhyl London nuk e shof këtu. Atëhere sistemi i ministrit të kulturës, drejtuar nga Rama ishte që donte të prishte teatrin. Kërkesa e tij ishte legjitime, protesta e aktorëve ishte e madhe.

E kërkonte me insistim, unë e pyesja me c’lekë do ta bësh?

Ai më tha më ka premtuar qeveria greke.

Në takimin që kam pas me ish deputeten Vokshi i them që hajdeni në Sarandë, Ksamil ku jetoj unë si Robinson Kruzo dhe bëni një mbledhje komisioni. Ne si komision vendosëm që nuk do prishet. Sherr nuk bëja me Bardhyl London por diskutonim.

Sot Teatri po prishet. Por më duket se këta oligarkët kanë mbirë nga datebase juaj. Do kisha qejf të ishte këtu Prokurori Petrit Fusha. Do kisha të dëshirë të ishte i ftuar Clirim Gjata, të na dëgjonte, të na përfaqësonte, se paratë ai i vëllai do i përfitojë, ka shumë oligarkë por nga ky database kanë dalë.

Kështu i nderuar zoti kryetar i opozitës, hallet tuaja janë shumë të mëdhaja, nuk e di si do ta përballoni por rruga që keni nisur është e madhe. Duhet ta pranojmë që jemi pak dembelë, shpërdorues të kohës. Kemi dhe një memorie të shkurtër, shpesh herë na mungon e kuqja në kutinë e makiazhit, nuk na bën përshtypje që na fyejnë e na tallin. Ne kemi disa probleme ama unë do e kisha pretenduar që këtu mes nesh të marrin pjesë të gjithë, të kuq e blu. Fjala bie njerëz të shquar si Ismail kadare, Anagnosti, Leka Bulgo, Ndrenika, Zaganjori, Inva Mula, Zana Turku, Zana Cela, Zhani Ciko, Bardhyl Londo, Filip Cakuli …

Unë vi jo për të sharë qeverinë por për të thënë të vërteta. Problemi është që ato mollët e këqija duhen hequr, dhe ato që sa kanë filluar, duhen pastruar. Ju keni bërë një gjest të madh. Tërhoqët gjithë deputetët, them se ishte gjëja më e domosdoshme, s’kishit mundësira të tjera. Problemi është që ca pyetjeve s’u jap dot përgjigje. Pse kaq kundërshtarë të huajt ndaj këtij gjesti?! Cila është zgjidhja? Unë jo se nuk e marr me mend por kërkon një argument institucional të dhëna të sakta… Pse këto institucione janë kaq reflektare, ku e gjen forcën kryeministri të jetë kaq kokfortë në qendrimin e tij?

Next Post
Mjekësia/ Kriteret e reja për maturantët, ja formula e llogaritjes së pikëve

Lista zyrtare/ Specializimet në Mjekësi, ja emrat e 285 fituesve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In