• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Komplotuan për të rrëmbyer guvernatoren e Miçiganit/ Ngrihen akuzat ndaj 6 personave, rrezikojnë të dënohen me…

by Java News
18/12/2020 07:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjashtë persona u akuzuan të enjten për konspiracion për të rrëmbyer Guvernatoren e Miçiganit Gretchen Whitmer në një komplot nga ekstremistët e krahut të djathtë që ishin të indinjuar nga politikat e saj për të frenuar koronavirusin.

Një juri e madhe federale ngriti një aktakuzë për konspiracion kundër banorëve të Miçiganit Adam Fox, Ty Garbin, Kaleb Franks, Daniel Harris dhe Brandon Michael-Ray Caserta, si edhe ndaj Barry Croft Jr i Delaware.

Prokurori Andrew Birge tha në një deklaratë se akuza mbart një dënim maksimal me burguim të përjetshëm.

Të dyshuarit u arrestuan në tetor pas një hetimi të FBI-së mbi planet e pretenduara për rrëmbimin e zonjës Whitmer në shtëpinë e saj të pushimeve në veri të Miçiganit.

Avokatët mbrojtës kanë argumentuar se klientët e tyre kishin “vetëm fjalë” dhe nuk kishin në plan të kryenin komplotin e pretenduar kundër guvernatores demokrate. sipas aktakuzës.

Gjatë një seance gjyqësore në tetor, agjenti special i FBI-së Richard Trask dëshmoi se gjashtë burrat ishin të përfshirë në organizata paraushtarake, siç thuhej në aktakuzë.

Zoti Trask tha gjithashtu se edhe guvernatori demokrat i Virxhinias Ralph Northam ishte midis atyre që ishin përmendur si objektiva të mundshëm gjatë një takimi në qershor në Dublin të Ohajos, ku morën pjesë Croft dhe Fox, thuhej në padi.

Padia gjithashtu thotë se Fox dhe Garbin, një udhëheqës i një grupi nga Miçigani të quajtur “Wolverine Watchmen”, ranë dakord në qytetin Grand Rapids të Miçiganit për të bashkëpunuar në arritjen e “qëllimeve të përbashkëta”.

Përveç përshkrimit të planeve për të përgjuar shtëpinë e guvernatores Whitmer dhe taktikave për t’u përballur me shoqëruesit e saj të sigurisë, në padi thuhet se ata diskutuan shkatërrimin e një ure pranë shtëpisë së zonjës Whitmer për të parandaluar ndërhyrjen e forcave të rendit.

Në padi thuhej se Caserta shkruante në një mesazh elektronik se nëse ata hasnin oficerë policie gjatë misionit të vëzhgimit “duhet t’u jepnin oficerëve një mundësi të largoheshin dhe t’i vrisnin nëse nuk e respektonin.”

Të dyshuarit u arrestuan pasi katër anëtarë planifikuan një takim më 7 tetor në Ypsilanti të Miçiganit, për të takuar një agjent të fshehtë të FBI-së dhe për të blerë eksplozivë dhe pajisje të tjera, sipas aktakuzës./VOA

g.kosovari

Next Post
Është testuar në tetë persona/ Vaksina kundër koronavirusit jep shenjat e para premtuese

Pas Pfizer, SHBA miraton vaksinën e dytë anti-COVID, 'Moderna' është 94 deri në 95% efektive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In