• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komplot kriminal dhe zhvatje në “San Siro”, 19 të arrestuar. Në pranga drejtuesit e “Curva Nord” e “Curva Sud”

by A R
30/09/2024 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një operacion i policisë italiane, arrestoi mëngjesin e kësaj të hëne 19 persona në Milano, të lidhur me ultrasit e Milanit (Curva Sud) dhe ata të Interit (Curva Nord).

Në pranga kanë rënë drejtues të rëndësishëm të dy tifogrupeve, pas urdhrit të dhënë nga Gjykata e Milanos.

Pas një hetimi të gjatë, u zbulua se “kokat” e dy tifozerive, kishin lidhur një pakt mes tyre, për të ndarë në mënyrë të paligjshme biznesin dhe të ardhurat që ishin të lidhura me stadiumin “San Siro”.

Akuzat janë për komplot kriminal, që synon një seri zhvatjesh, të lidhura me pjesën e stadiumit. Bëhet fjalë për biletat e klubit, parkimin, shërbimet e kateringut dhe shitjet e pijeve në “San Siro”, por jo vetëm.

Gjithashtu dy palët akuzohen edhe për dhunë në shumë stadiume, sulme ndaj pjesëtarëve të sigurisë, dhunë ndaj tifozëve rivale, por edhe dhunë ndaj tifozëve që i përkisnin grupit të tyre.

Në 19 masat e dhëna, 16 persona janë dënuar me burg dhe tre të tjerë në arrest shtëpie. I arrestuar për akuzat e sipërpërmendura, është edhe drejtuesit i “Curva Nord” Andrea Beretta, i cili është në burg prej disa javësh, për vrasjen e Antonio Bellocco-s, anëtarit të “Ndraghetta”-s.  Megjithatë, hetimi nuk ka të bëjë me trafikun e drogës.

Gjithashtu u bë edhe arrestimi i drejtuesit të “Curva Sud”, Luca Lucci, së bashku me vëllain e tij, Francesco. Në pranga ka rënë edhe truproja e Fedez, Christian Rosiello. Sipas raportimeve nga Italia, hetimet e prokurorëve antimafia, nisën pas vrasjes së ish-liderit të “Curva Nord”, Vittorio Boicchi, në tetor të vitit 2022.

Liderët e “Curva Nord” akuzohet se i ka hapur rrugën mafias, për të favorizuar klanin “Ndraghetta”, me hyrjen e Belocco në pjesën e tifogrupit. Pak javë pas vdekjes së Boicchi, Antonio Berlocci, filloi të fitojë terren në tifogrupin e Interit, falë ndihmës së Beretta-s, i cili ishte një mbështetje për reputacionin e tij kriminal.

Së bashku ata do të mbikëqyrnin metodat e financimit të “Curva Nord”, si shitja e biletave të ndeshjeve me çmime të rritura, mbrojtja e paguar kundër shitësve ambulantë që shesin bluza si dhe bileta të falsifikuara dhe hyrjet e paligjshme në ndeshje, shpesh me bashkëpunimin me personat e sigurisë.

/a.r

Next Post
E vërteta e madhe e Shqipërisë dhe 15 dollarë e 54 cent në ditën e fundit të Faik Konicës!

Vjosa në UNESCO, gati dosja e aplikimit/ Kumbaro: Krenarë për gjithë punën e bërë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

March 15, 2026
Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

March 15, 2026
Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

March 15, 2026
Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

March 15, 2026
VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

March 15, 2026
Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

March 15, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rritja e çmimeve të naftës, Rama: Po ndodh në të gjithë botën, por nuk do të rrimë duarkryq

March 15, 2026
Kushtet ekstreme të motit në Ukrainë, Trump: Putini ra dakord për një armëpushim njëjavor

Pse Trump po kërkon ndihmë edhe nga Pekini: Sinjalet kontradiktore të udhëheqësit amerikan

March 15, 2026
E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

March 15, 2026
Tronditet Drashovica e Vlorës, shpërthen bombola në një banesë

Tronditet Lezha, tritol automjetit të një agjenti policie

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In