• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komplikohet zhbllokimi i ngërçit Bullgari-RMV/ KE nuk flet për ndarje mes Shqipërisë e Maqedonisë

by
19/04/2022 15:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vizita e një delegacioni bullgar në Bitola ka shkaktuar irritim në gjirin e disa komuniteteve të Maqedoninë së Veriut, veçanërisht atë jezuite. Siç raportohet nga media në Maqedoninë e Veriut, arsyeja e irritimit është vizita që delegacioni bullgar ka kryer në një qendër të një ashtuquajturi “bashkëpunëtor nazist”. I pyetur nëse Komisioni Evropian ka një reagim lidhur me këtë çështje në konferencën për shtyp të këtij institucioni (Midday briefing), zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero Hernandez është shprehur:

Ana Pisonero Hernandez, zëdhënëse e KE-së: “Ju e dini shumë mire qëndrimin tonë, sipas të cilit Shqipërina dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur kushtet për fillimin zyrtar të negociatave të anëtarësimit. Hapat e mëtejshëm varen nga Këshilli i ministrave të Bashkimit Europian (shtetet anëtare). Ne shpresojmë që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të arrijnë një marrëveshje për çështjet bilaterale që janë pezull dhe shpresojmë që do jemi në gjende të çelim sa më shpejt zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me të dy vendet”.

Por, çështja komplikohet më tej si rrjedhim i një deklarate të dhënë ditët e fundit nga ministrja e jashtme e Bullgarisë, Teodora Genchovska, sipas të cilës, Bullgaria do vazhdojë të ushtrojë veton ndaj Maqedonisë së Veriut derisa kjo e fundit të plotësojë të gjitha kushtet për zhbllokimin e ngërçit bilateral midis dy vendeve lidhur me çështjet e identitetit, historisë dhe gjuhës. Ministrja Genchovske është shprehur se Bullgaria pret garanci kushtetuese për të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, duke rikonfirmuar qëndrimin e palës bullgare lidhur me mosrespektimin e të drejtave të minoritetit bullgar në Maqedoninë e Veriut. Komisioni Europian ka bërë të ditur, se nuk është një kompetencë e këtij institucioni të ndërhyjë në këtë çështje.

Ana Pisonero Hernandez, zëdhënëse e KE-së: “Kushtet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian janë të njëjtat nuk kanë ndryshuar. Për fillimin zyrtar të negociatave të anëtarësimit, shtete anëtare të Bashkimit Europian duhet të aprovojnë kuadrin negociues. Komisioni Europian ka prezantuar propozimin lidhur me këtë çështje shumë kohë më parë. Diskutimet janë ende në nivelin e Këshillit të ministrave. Ne vazhdojmë të inkurajojmë Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut që të arrijnë një marrëveshje të ndërsjellë për çështjet bilaterale që janë pezull, që të bëjmë të mundur ecjen përpara në këtë proces. Ne konsiderojmë, se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë të ecin përpara dhe shpresojmë, që konferenca e parë ndërqeveritare të fiksohet sa më shpejt të jetë e mundur”.

Lidhur me ndarjen e mundshme midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në vendimarrjen e Këshillit të ministrave, Komisioni Evropian nuk është përgjigjur, por ka ripërsëritur qëndrimin e mësipërm. Kjo bën të kuptohet, se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian nuk e konsiderojnë aktualisht ndarjen e dy vendeve për çeljen zyrtare të negociatave të anëtarësimit në BE. /abcnews.al/

/b.h

Next Post
Raportimi në Kuvend/ Kreu i SHISH: Vendet jo miqësore me Shqipërinë përdorin aktivitetet klasike për qëllimet e tyre, spiunazhi…!

Raportimi në Kuvend/ Kreu i SHISH: Vendet jo miqësore me Shqipërinë përdorin aktivitetet klasike për qëllimet e tyre, spiunazhi...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

April 4, 2026
Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

April 4, 2026
Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

April 4, 2026
Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

April 4, 2026
U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

April 4, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In