• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kompleksi i Telemakut”, “në pritje të Atit për të rivendosur ligjin”. Rëndësia e trashëgimisë

by Rudina Koromani
04/03/2024 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Il complesso di Telemaco. Genitori e figli dopo il tramonto del padre”, Massimo Recalcati, 2013

Nga Rudina Koromani

“Kompleksi i Telemakut” e psikoanalistit Italian Massimo Recalcatit trajton një nga problemet më të rëndësishme në shoqërinë tonë: Mungesën/ Zhdukjen e Babait, ATIT, ZOTIT. Të gjithë jemi Telemaku thotë autori, duke përdorur personazhin e Homerit si metaforë për jetën tonë. “Jemi të gjithë fëmijë dëshmimtarë të shkatërrimit, fëmijë që presim ardhjen e një babai për të rivendosur rregullin/ligjin.

Edipi dhe Narcisi janë dy personazhe qendrore për qasjen psikoanalitike frojdiane: Edipi – djali në konflikt me të atin dhe Narcisi-djali i fiksuar sterilisht me imazhin e tij. Pas rënies së autoritetit simbolik të Emrit të Atit/ZOTIT, miti i zhvillimit si qëllim në vetvete prodhoi krizën e jashtëzakonshme ekonomike dhe etike që po përjetojnë ende sot shoqëritë e zhvilluara. Gjeneratat e reja duken po aq të humbur sa dhe prindërit e tyre. Ata nuk duan të pushojnë së qeni të rinj, ndërsa fëmijët e tyre duken si të humbur të ngecur në një kohë pa horizont, të vetmuar, pa referime të rriturrish të besueshëm.

A ka një model përtej djalit-Edip dhe djalit-Narcis?
A ka një model përtej luftës midis brezave dhe individualizmit të pashpresë?

Sipas Recalcatit ka, dhe ai model është Telemaku, i biri i Odisesë, djali që pret kthimin e të atit; “Lutuni që Ligji i fjalës të mund të rivendoset në shtëpinë e tij të pushtuar nga mëtuesit lakmimtarë”.

Kompleksi i Telemakut është një përmbysje e kompleksit të Edipit. Edipi e perceptoi të atin si një rival, si një pengesë në rrugën e tij dhe e VRAU. Telemaku, nga ana tjetër, djali Odisesë, në pritje të të Atit …shikon detin.. vështron horizontin. …Ai pret që anija e babait të tij të kthehet, pret babain të cilin nuk e njohu kurrë – pret ATIN të kthehet për të rivendosur rregullin, ligjin në ishullin e pushtuar nga lakmitarët për vendin e tij.

Teksa përshkruan vështirësitë e baballarëve të sotëm për të kryer një funksion edukativ, Recalcati sjell në vëmëndje “modelet vanitoze të baballarëve modernë” që ndjekin një rini të pafund e që janë pasuar nga fëmijë stanjativë, në një gjendje pa vizion për të ardhmen, për vite me radhë.
Kush do t’ua mësojë pasionin, dëshirat, për t’u transmetuar në brezat e ardhshëm këtyre fëmijëve?

Çështja e ATIT nuk është çështje modelesh ideale, dogmash, heronjsh legjendarë e të pathyeshëm, hierarkish të pandryshueshme, autoritet shtypës e disiplinor, por veprimesh, zgjedhjesh, pasionesh të aftë të dëshmojnë se si mund të qëndrojmë në këtë botë me dëshirë dhe në të njëjtën kohë me përgjegjësi.

Sipas psikoanalistit, ka ikur koha e viteve ’70 e fëmijëve të mosmarrëveshjeve me baballarët e tyre dhe e fëmijëve që humbin veten duke u pasqyruar e dashuruar me vetveten. Autori promovon fëmijë si Telemaku, të aftë për të trashëguar nga baballarët e tyre në mënyrën e duhur, pa shkaktuar gabimet Edipike (parricide- vrasës të babait) apo Narcistike (egocentrike).

Recalcati flet për humbjen e trashëgimisë dhe humbjen e transmetimit simbolik nga ATI, duke e konsideruar si figurën e vetme dhe të aftë për të transmetuar dëshirat dhe pasionet tek trashëgimtarët e tij. Pa procesin e trashëgimisë, filiacionit simbolik, nuk mund të ekzistojë mundësia e transmetimit nga një brez në tjetrin dhe jeta e njeriut nuk mund të ketë kuptim.

E megjithatë, në epokën e avullimit të ATIT/BABAIT, një trashëgimi autentike gjeneruese është ende e mundur: Telemaku, tregon drejtimin e ri në të cilin duhet të shikojmë thotë Recalcati, sepse Telemaku është figura e trashëgimtarit të duhur. “E tij është detyra që i pret edhe fëmijët e brezave aktualë: si të bëhen trashëgimtarë të denjë? Çfarë trashëgon në të vërtetë dikush nëse një trashëgimi nuk përbëhet as nga gjenet dhe as të mirat, nëse nuk trashëgon “mbretërinë”?

Diçka kthehet gjithmonë nga deti, thotë Telemaku, djali i një babai që mungonte sepse ishte shumë i zënë me punë, por që kishte pasionin për bimët dhe të gjitha njohuritë mbi to për të shëruar sëmundjet. “Dhe çfarë jam bërë? A nuk jam unë që lexoj dhimbjen e gjetheve? Kush i lexon burrat sikur të ishin gjethe? A nuk u bëra dikush që përpiqet të lexojë dhe të shërojë dhimbjen e shkruar në gjethet e humusit njerëzor?”. Kjo është trashëgimi: të zbulosh se je bërë ajo që ke qenë gjithmonë, të bësh atë që ka qenë gjithmonë e jotja. Telemaku kishte të drejtë: diçka kthehet gjithmonë nga deti.

“Il complesso di Telemaco. Genitori e figli dopo il tramonto del padre”, Massimo Recalcati, 2013
“Kompleksi i Telemakut. Prindërit dhe fëmijët pas perëndimit të babait”

*Psikologe Klinike

Next Post
Kërcënohen me vrasje dy pjesëtarë të KFOR-it në Prizren: Do marr kallashnikovin t’u vras të gjithëve…!

Tragjike/ Humb jetën ushtari i KFOR-it në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Instalohet sistemi Real-Time PCR në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Rama: Hap i rëndësishëm për shëndetësinë

March 27, 2026
Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe dëbore gjatë paradites

March 27, 2026
10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In