• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kompleksi i kalimit të Oqeanit

by Ylli Pata
03/10/2025 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Sali Berisha ka kohë që po shpërndan në median e tij, por edhe në establishmentin “diplomatik” pranë tij, idenë se Edi Ramën, amerikanët duan ta arrestojnë.

Sot e tha hapur që Rama s’ka shkuar në SHBA se do e merrte FBI, ndërkohë që në mediat pranë tij ky narracion ka kohë që lëvrin.

Një fabul që dëgjuar nga një vëzhgues i ftohtë i cilinuk e njeh realitetin shqiptar, do ta bënte të vendoste duart mbi kokë. Pasi sipas saj, kryeministri është kontigjent për t’u kapur nga FBI, kurse kandidati për kryeministër është shpallur non grata familjarisht përjetësisht nga qeveria e SHBA-së për tre nga krimet më të mëdha që ekzistojnë siç është korrupsioni madhor, minimi i demokracisë dhe pengimi i drejtësisë.

Për një shtet që është aleat i ngushtë me SHBA, ky aspekt është një dramë në vete. Një dramë që nëse besohet Berisha, atëherë e nxjerr Amerikën si një shtet të dështuar.

Por kush realisht e beson këtë narracion dhe pse Berisha po synon ta theksojë fabulën e Ramës “të papranuar në SHBA”?

Shumë e thjeshtë; sepse lobimi i tij për të hequr non gratën ka dështuar totalisht. Nëse nuk do të ishte kështu, atëherë qoftë doktori, qoftë establishmenti pranë tij, nuk do të shqetësohej shumë për trajtimin e kundërshtarit, por do të kujdesej për avancimin e axhendës amerikane të vetes. Axhendë e cila nuk ekziston.

Madje, aktualisht, ndërkohë që e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë ka takuar Edi Ramën sapo ka marrë mandatin e 4, Niko Peleshin sapo u zgjodh kryeparlamentar, Elisa Spiropalin sa u zgjodh ministre e Jashtme, Albana Koçiun sa u zgjodh ministre e Brendshme, Besford Lamallarin sa u zgjodh ministër i Drejtësisë dhe madje edhe Toni Gogun sa u zgjodh ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin.

Nga ana tjetër, kryediplomatja amerikane në Tiranë Vanhorn nuk ka zhvilluar asnjë takim zyrtar me PD, qoftë me Sali Berishën, Gaz Bardhin apo eksponent tjetër. Nuk janë sinjale këto? Po atëherë kush janë sinjalet që masin apo tregojnë raportet mes palëve?

Nuk ka asnjë gjë që opozita të bëjë politike me sentimentin pro amerikan në politikë, duke u treguar më “katolike se Papa” duke vënë edhe më shpatulla për muri Edi Ramën për batutat e Kogenhagenit.

Por ku do t’i çojë kjo opozitë qëndrimet për të sulmuar Ambasadën amerikane, apo deklaratat për zyrtarë të lartë të SHBA, që edhe pse janë kryer për t’i bërë servilizëm republikanëve të MAGA?

Gjithsesi batuta e Ramës në Danimarkë, duket se ka shërbyer si një dopio ultrakorten pas lajmit se Tony Blair dhe Jared Kushner, dy miq të afërt të Edi Ramës, kanë qenë me presidentin Trump prej 1 muaji në zyrën Ovale për të mbyllur planin e paqes së Gaza-s.

Lajme që kanë nxirë edhe më shumë qiellin opozitar dhe ulur temperaturat vjeshtore, por që pikërisht nga një vend i ftohtë erdhi bubullima që ngazëlleu “popullin e 2 marsit”.

E sipas të gjitha gjasave do të jetë një material elektoral për të gjith fushatën e nëntorit për Bashkinë e Tiranës. Mjedis që mund të prishet thjeshte me një zoom nga Kusneri apo zyrtar tjetër, por që nuk ka gjasa të mbyllet.

Ngase problemi është subkonshencial, është kompleksi i moskalimit të oqeanit nga opozita, edhe pse nuk është kursyer për asgjë që ka ngritur ato re të zeza mbi selinë e vjetët të SHQUP, ku ka ora që janë kurdisu me kohën e D.C, si dhe ku gjallojnë mashtrues nga përtej oqeanit. Të cilët me pasaportën amerikane i bëjnë karshillëk doktorit.

Mirë Pilinçi, që ja ta zëmë se e ka futur dikush jashtë opozitës, po mbretërori Kujtim Gjuzi, pse e sfidoi Berishën se mund të heq non gratën? Ja pra që gjendja është e vështirë, shumë e vështirë!

Next Post
Vijojnë çudirat nga PD! Këlliçi: Në administratë do punësojmë njerëz që kanë frikë nga Zoti

“Nesër mblidhet Kryesia e PD-së”, Këlliçi: Brenda pak orëve do kemi dhe emrin për Tiranën

Comments 1

  1. leka says:
    2 months ago

    Llogjika e Saliut per arrestimin e Rames nga FBI eshte nje enderr qe nuk realizohet . Neae kishte prova FBI ja vinte prangat dhe ne Shqiperi dhe nuk priste te shkonte ne Amerike

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Joni Keta u propozua nga SPAK si kreu i “FBI-së shqiptare”/ Votohet nesër nga KLP drejtuesi i BKH

Joni Keta u propozua nga SPAK si kreu i “FBI-së shqiptare”/ Votohet nesër nga KLP drejtuesi i BKH

December 8, 2025
Zgjedhja e Avokatit të Popullit, PS hedh poshtë formulën e propozuar nga Bardhi

Avokati i Popullit, zbulohet strategjia e PS/ E preferuara e PD, Jola Hysa. Dokumenti ka 27 nga 28 firmat e duhura

December 8, 2025
“PD ka humbur shpirtin e lëvizjes, i duhet rilindje me figura dhe ideale të reja”

“PD ka humbur shpirtin e lëvizjes, i duhet rilindje me figura dhe ideale të reja”

December 8, 2025
Rrjeti “kryqëzon” influenceren/ Reagimet pasi futi djalin në qese vakumi për një video: Nuk është e denjë për të qenë nënë

Rrjeti “kryqëzon” influenceren/ Reagimet pasi futi djalin në qese vakumi për një video: Nuk është e denjë për të qenë nënë

December 8, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

E kaluara, më e pasigurt se e ardhmja

December 8, 2025
Mblidhet grupi parlamentar i PD, Berisha: Platformë për ripopullimin e vendit

Mblidhet grupi parlamentar i PD, Berisha: Platformë për ripopullimin e vendit

December 8, 2025
Rama vizitë në Jordani, pritet në takim zyrtar nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussein

Rama vizitë në Jordani, pritet në takim zyrtar nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussein

December 8, 2025
Kreu i PDK i kërkon BE-së heqjen e sanksioneve, përmend edhe Gjykatën Speciale…

Kreu i PDK i kërkon BE-së heqjen e sanksioneve, përmend edhe Gjykatën Speciale…

December 8, 2025
Hajdutët godasin në zemër të São Paulo-s, zhduken nga biblioteka 13 veprat e Matisses dhe Portinarit

Hajdutët godasin në zemër të São Paulo-s, zhduken nga biblioteka 13 veprat e Matisses dhe Portinarit

December 8, 2025
BE miraton listën e “vendeve të treta të sigurta”, Italia synon zhbllokimin për qendrat në Shqipëri

BE miraton listën e “vendeve të treta të sigurta”, Italia synon zhbllokimin për qendrat në Shqipëri

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In