• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kompjutera për të tërë… Vokshi: Ja ku do t’i gjejmë paratë! Për arsimin do të hartojmë ligj të ri

by A R
04/02/2021 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ekspertë brenda dhe jashtë Partisë Demokratike kanë dhënë kontributin e tyre për programin për arsimin”, kështu është shprehur ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi në studion e ABC përballë gazetarit Endri Xhafo.

Teksa komentoi premtimin nga lideri i opozitës Lulzim Basha, për laptop dhe tableta, ajo tha se projekti i digjitalizimit iu la kryeministrit Rama në 2013, paratë e të cilëve u zhdukën dhe nuk u pa asnjë investim sipas saj.

“Projektin e digjitalizimit ia lamë Edi Ramës në 2013 dhe paratë u zhdukën. Sot në shkollat tona duhet të ishte bërë digjitalizimi, por kur s’ke plan bën meme dhe përgojojnë gratë dhe burrat e botës”, tha më tej Vokshi.

Gjatë intervistës ajo theksoi se janë në aktivitet prej 1 viti punë, dhe se fakt sipas saj është se arsimi është një nga sektorët më të nënvlerësuar. Më tej ajo tha se brenda disa muajsh me ardhjen e PD-së në pushtet do të mund të realizohet hartimi i një ligji të ri për Arsimin e Lartë që sipas saj do të sjellë liri akademike.

“Arsimi është i nënfinancuar. Ka 28% ulje  më e madhja e buxhetit për arsimin. Janë 35 milionë që humbet ekonomia shqiptare në vit, sipas UNICEF”, tha Vokshi.

Një tjetër problem që shtroi Vokshi ishte edhe mungesa e prioritetit që sipas saj kanë sjellë edhe largimin e të rinjve.

Ndërsa u pyet për arsimin profesional, ajo theksoi se qeveria aktuale ka dështuar.

Vokshi: Arsimi publik është prioritet, por privati nuk duhet lënë pas dorë. Arsimi profesional është i dështuar. Ka numër të ulët të nxënësve. Të rinjtë jo vetëm që janë në ulje, por nuk kanë mundur që të gjejnë punësim. Ne si PD në bashkëpunim me universitetin do të krijojmë kushte të përshtatshme.

Vokshi nuk la pa përmendur edhe ish-ministren Lindita Nikolla duke kujtuar mesataren e ulët të saj, ndërsa theksoi se konkurrenca e ndershme është një tjetër problem dhe për këtë fenomen -sh-deputetja tha se qeveria duhet të marrë të gjitha masat.

“Hartimi i një ligji të ri të Arsimit të lartë që do të konsultohet nga ekspertë më të mirë të fushës, brenda disa muajsh besoj se do të kemi ligj të ri. Pra duhet të ketë hapësirë për autonomi të plotë universitare, liri akademike…”, u shpreh Vokshi.

Gjithashtu Vokshi u shpreh se do të investohet në infrastrukturë për të krijuar kushte dhe standarde evropiane edhe për shkollat në fshatra.

“Do të bëjmë aq shkolla sa nevojitet, do të sigurohen kushte për të gjitha. Kemi konstatuar mungesë të ngrohjes, apo të platformave online. Kjo do të marrë fund. Do të sigurojmë që nxënësit edhe pas mësimit të kenë ndihmë nga mësues”, tha më tej ajo.

/a.r

Next Post
VIDEO / Protesta e veçantë në Gramsh, qytetari shkatërron televizorin para Bashkisë sepse…

VIDEO / Protesta e veçantë në Gramsh, qytetari shkatërron televizorin para Bashkisë sepse...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

February 9, 2026
“Pas 10 vitesh Reforma duhet të rishikohet”, Manjani zbulon nenin që do ndryshojë Rama

“Pas 10 vitesh Reforma duhet të rishikohet”, Manjani zbulon nenin që do ndryshojë Rama

February 9, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Rama është korrekt”/ Eksperti ligjor: I hynë në territorin e tij dhe shkoi në Gjykatë Kushtetuese!

February 9, 2026

Një drejtësi që funksionon keq nuk duhet të monitorohet, por të korrigjohet

February 9, 2026
Një burrë, një epokë, një qetësi tronditëse!

Një burrë, një epokë, një qetësi tronditëse!

February 9, 2026
Mosvendimi i Kushtetueses, avokati: Duhet të dilte me vendim, por i futi institucionet në ngërç të rëndë

Mosvendimi i Kushtetueses, avokati: Duhet të dilte me vendim, por i futi institucionet në ngërç të rëndë

February 9, 2026
U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli apelon vendimin e Gjykatës së Fierit

Rrëfimi tronditës i Luiz Ejllit: Kam tentuar t’i jap fund jetës!

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In