• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

(LISTA) Kompensimi për tokat e zëna, ndryshon formula, 560 emrat e rinj

by Aalison Pearse Stevens
22/07/2016 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vendim i ri i miratuar nga qeveria për shpërblimin e pronarëve, që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje, e rrit masën e kompensimit njëherazi për 556 pronarë në të gjithë vendin, ndërkohë që u jep mundësi edhe të tjerëve që janë prekur për të tërhequr edhe një këst shtesë. Për pronarët përfitues nga ndërtimet informale në qarqet Elbasan, Korçë, Kukës, Lezhë, Vlorë, Tiranë dhe Durrës, është miratuar fondi 467 milionë lekë, ndërkohë sipërfaqja që shpronësohet është 35 600 m². Sipas vendimit  të qeverisë “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”,  është caktuar njëherazi me listën e re që gazeta boton sot, edhe shpërndarja e një kësti të ri kompensimi i vlerësuar në masën 13 për qind të vlerës së përgjithshme të miratuar.

“Agjencia e Trajtimit të Pronave, mbështetur në fondin aktual, vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, në zërin për shpërblimin e pronave private që preken nga ndërtimet informale, hap këstin, i cili do të shpërndahet në mënyrë proporcionale, në masën 13% të vlerës totale të shpërblimit të përcaktuar në VKM-të e miratuara. Ky këst dhe vlera përkatëse do u shpërndahet pronarëve për sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme pronë private, të cilat janë prekur nga ndërtimet informale dhe është miratuar masa e shpërblimit përkatës me Vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në vendim. Sipas tij, vlera proporcionale e këstit  në masën 13% të vlerës totale të shpërblimit të miratuar me VKM-të e mësipërme, do të shpërndahet për shpërblimin e pronarëve për sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale.

Pagesa

Këtë këst të ri do ta përfitojnë menjëherë, subjektet që kanë aplikuar dhe aktualisht kanë përfituar këstet e para të kompensimit, ose 57 për qind të vlerës së miratuar të shpërblimit në VKM-të përkatëse. Kësti i ri në masën 13 për qind e vlerës totale të masës së shpërblimit të miratuar në 22 VKM-të e miratuara për “Për shpërblimin e pronarëve…” e rrit masën e kompensimit në 70 për qind. Sa i përket përfituesve është Agjencia e Pronave, ajo që thekson se nga ky proces do të përfitojnë edhe 2300 subjekte përfituese, të cilat kanë aplikuar së fundmi apo do të aplikojnë në vijim, e që do të përfitojnë menjëherë masën 70 për qind të vlerës së shpërblimit të miratuar në vendimin e qeverisë.

Procedurat

Pronarët e prekur nga ndërtimet pa leje duhet të paraqesin pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, kërkesën për kompensim dhe bashkëngjitur saj, 5 dokumente. Kërkesën, ata mund ta sigurojnë në Agjenci, ose ta shkarkojnë nga faqja zyrtare e saj. Në radhën e dokumenteve që duhet të dorëzojnë, është dëshmia e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil.

Për dëshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial, duhet të çojnë certifikatë familjare të personit, për të cilin është lëshuar dëshmia e trashëgimisë. Pronarët duhet të marrin edhe vërtetim nga banka e nivelit të dytë, për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare ku do të transferohet vlera financiare e përfituar. Të rëndësishme për plotësimin e dosjes janë dhe fotokopja e dokumentit të identifikimit, certifikata familjare e kërkuesit dhe mandatpagesa që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit. Gjithashtu, ATP-ja kërkon edhe prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare në emër të tyre.

Prokura duhet të përmbajë formulimin: “Përfaqësuesit tonë i japim tagër dhe kompetencë të plotë që të veprojë në emër dhe për llogarinë tonë. Të paraqesë kërkesën dhe dokumentacionin përkatës pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Tiranë për ndjekjen e procedurës së kompensimit në zbatim të VKM-së përkatëse, si dhe të drejtën për të tërhequr vlerën financiare të kompensimit, pranë ATP, Tiranë”. Në rastin kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet.

Pranimi i kërkesave

Procesi i regjistrimit apo pranimit të kërkesave për kompensim fillon 5 ditë pas datës së njoftimit publik. Me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të ATP-së ngrihet grupi i punës për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave, me objekt shpërblimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale dhe shpërndarjen e fondit përkatës. Grupi i punës, brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për kompensimin e pronës, kryen verifikimet e duhura. Drejtori i Përgjithshëm i ATP-së, brenda 30 ditëve nga data e përfundimit të procesit të verifikimit nga grupi i punës, nxjerr vendimin me emrat e subjekteve që përfitojnë nga kompensimi dhe urdhëron publikimin e listës së subjekteve që kompensohen. Gjithashtu, ai njofton edhe aplikantët që nuk përfshihen në listën e subjekteve që kompensohen, duke përcaktuar arsyet e mospërfshirjes.

Neritan Gjergo

ma.me

Next Post

Suriname, shteti më i ri që e njeh Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 30, 2026
Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

March 30, 2026
Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

March 30, 2026
Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

March 30, 2026
Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

March 30, 2026
Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In