• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kompensimi për dritat, kategoritë që përfitojnë

by Java News
09/12/2016 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 208 mijë familje në të gjithë vendin do të kompensohen për dritat, pas rritjes së çmimit për konsumin nën 300 kW/orë. Prej tyre, më shumë se 80 mijë janë pensionistë, të cilët çdo fundmuaji, bashkë me pensionin, marrin edhe shtesën prej 648 lekësh. “Për kompensimin e dritave ka dy vendime qeverie, përkatësisht vendimi numër 8, datë 14.01.2015 dhe vendimi 495, datë 29.06.2016.

Mbi bazën e këtij vendimi, kompensim të energjisë elektrike përfitojnë personat që marrin ndihmë ekonomike dhe s’kanë të ardhura të tjera. Përfitojnë po ashtu të papunët, kryefamiljarët kur janë të dy pensionistë dhe së fundmi, të gjithë ata që marrin pension shteti apo kooperative, pavarësisht nëse jetojnë në fshat apo qytet dhe faktit kanë apo jo tokë. Kushti vetëm që kërkohet në këtë rast është që pensionistët të jetojnë vetëm. Duhet të kihet parasysh se në rastet kur ka vdekur kryefamiljari dhe libreza e energjisë elektrike është në emër të tij, fëmijët që janë në shkollë do të vazhdojnë të marrin kompensimin për dritat. Ndërkohë nuk përfitojnë ata të cilët e kanë shtëpinë me qira dhe ata që jetojnë jashtë vendit”, bën me dije eksperti për pensionet, Fadil Kepi.

Në përgjigje të interesit të qytetarëve, Kepi sqaron edhe vitet kontributive që duhen plotësuar për të mbushur moshën e daljes në pension të plotë, por edhe në pension të reduktuar, si veprohet për rastet kur ka gabime në emra për shkak se është shtuar apo hequr një germë, si edhe përfitimet që u takojnë ish-të burgosurve.

GABIMET NË EMËR

Në këto raste, pra kur mungon apo është shtuar një germë, ajo që mund të thuhet është se emri i babait dhe i nënës nuk kanë ndryshuar. Prandaj qendra e punës duhet ta marrë në konsideratë këtë. Në datën 30 nëntor, ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, në mbledhjen e Këshillit Administrativ të ISSH-së, miratoi rregulloren e re, mbi bazën e së cilës u vendos që të tregohet kujdes për këto raste, sepse për të vërtetuar të kundërtën ka dokumente të tjera që mund ta provojnë. Po ashtu, do të ngushtohet edhe periudha e llogaritjes dhe e caktimit të pensionit.

Për këto vogëlsira, në vitin 2015, sipas statistikave të sakta të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, 4900 pensionistë i janë drejtuar gjykatës. Ministri ka dhënë porosi që të verifikohen të gjitha dokumentet dhe të mos i jepet rëndësi një germe apo gabimeve të tjera të vogla, të cilat nuk duhen marrë në konsideratë. P.sh., edhe kur nuk gjendet libreza e punës, mund të vijnë në ndihmë dokumentet e tjera. Me anë të kësaj rregulloreje të re, do të bëhet e mundur shmangja e burokracirave.

VITET E PUNËS

Vitet e punës për pension numërohen nga mosha 16 vjeç. Pra nuk quhen vjetërsi pune nën moshën 16 vjeç për efekt pensioni. Mosha më e ulët për të marrë pension është 61 vjeç e 6 muaj, ku përfitohet pension i grupit , ndërsa në moshën 62 vjeç, përfitohet pension i reduktuar, por me kushtin që të mos ketë tokë. Ndërsa femrat deri më 31 dhjetor të këtij viti marrin pension të plotë në moshën 60 vjeç e 4 muaj, ndërsa pension të reduktuar deri në 3 vite përpara, që do të thotë 57 vjeçe e 4 muaj.

Kushtet si për meshkujt dhe për femrat janë: të mos jenë në marrëdhënie pune, të mos jenë të vetëpunësuar dhe të mos jenë punëdhënës. Pensioni i reduktuar shtohet sa herë që rriten pensionet, por mbetet i reduktuar, edhe pasi plotësohet mosha për pension të plotë. Në vendin tonë, sipas regjistrimit të popullsisë, janë 402 veta që marrin pension mbi moshën 100 vjeç.

ISH-TË PËRNDJEKURIT

Të gjithë ish-të përndjekurve për vitet e burgut të bëra në komunizëm u është quajtur një vit vuajtje dënimi me heqje të lirisë dyfish i periudhës së burgut politik. Ndërsa periudha e internimit dhe dëbimit njihet çdo vit si vit pune. Pra, një vit internim është i barasvlershëm me një vit punë, duke filluar nga mosha 15 vjeç e lart. Sipas ligjeve në fuqi, ish-të burgosurit politikë dëmshpërblehen për çdo ditë që kanë bërë burg. Këto pagesa nuk i ndajnë sigurimet shoqërore, por Ministria e Financave. Pension shtesë të përndjekurit politikë nuk marrin.

KODI I PUNËS

Më 22 qershor të këtij viti është miratuar Kodi i ri i Punës, ku përcaktohen kushtet e marrjes në punë, lejet, pagesa etj. Është e vërtetë që ka disa qendra që nuk e respektojnë Kodin e Punës. Leja e zakonshme u takon me ligj dhe është jo më pak se 4 javë kalendarike. Kjo vlen jo vetëm për sektorin publik, por edhe atë privat. Por ka edhe raste që bën edhe leje shtesë, që është po ashtu e pagueshme. Ndërkohë që një person ka të drejtë të marrë edhe 30 ditë leje, por pa të drejtë rroge. Ditët e shtuna dhe të diela paguhen më shumë sesa ditët e zakonshme.

Next Post
Trump po e mbush kabinetin me gjeneralë, si asnjë president tjetër

Trump po e mbush kabinetin me gjeneralë, si asnjë president tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet, Vengu në Thanasaj të Lushnjës: Shqetësim, tokat bujqësore. Kemi evakuuar disa stane

Përmbytjet, Vengu në Thanasaj të Lushnjës: Shqetësim, tokat bujqësore. Kemi evakuuar disa stane

January 11, 2026
“Ndodhi pak para se të futej në BBV”, Ina i tregon Mirit raportin me Keijsin: Ne s’kemi qenë të lidhur, u puthëm kur…

“Ndodhi pak para se të futej në BBV”, Ina i tregon Mirit raportin me Keijsin: Ne s’kemi qenë të lidhur, u puthëm kur…

January 11, 2026
Moti i keq, Korça përfshihet nga reshjet e dëborë, ndërprerje energjie në disa fshatra

Moti i keq, Korça përfshihet nga reshjet e dëborë, ndërprerje energjie në disa fshatra

January 11, 2026
Atentati me dy të vrarë në Rinas, Prokuroria e Tiranës do marrë dëshminë e Shullazit

Atentati me dy të vrarë në Rinas, Prokuroria e Tiranës do marrë dëshminë e Shullazit

January 11, 2026
Venezuela / Sfidat e sanksioneve amerikane dhe ndikimi mbi kompanitë energjetike europiane

Venezuela / Sfidat e sanksioneve amerikane dhe ndikimi mbi kompanitë energjetike europiane

January 11, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Pastrohet aksi Qafë Priskë–Shëngjergj, apel për kujdes nga ngricat


January 11, 2026
E kthyen hotelin në fole prostitucioni, arrestohen dy vëllezërit në Rrogozhinë

Arrestohen tre kolumbiane në Elbasan, ushtronin prostitucion

January 11, 2026
Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

January 11, 2026
Groenlanda, sfida e kryeministrit Nielsen/ Nga ish-kampion i badmintonit në përballje me SHBA

Groenlanda, sfida e kryeministrit Nielsen/ Nga ish-kampion i badmintonit në përballje me SHBA

January 11, 2026
Përmbytjet, Rama: Ndryshimi i klimës realitet! Po hodhëm plehrat në rrugë, pasojat rëndohen edhe më shumë

“Reflektim mbi politikën penale”/ Rama: Drejtësia e sotme është e pavarur, por jo e paanshme dhe cilësore

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In