• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kompensimi i pronarëve, ja si veprohet me tokat e zëna

by A R
12/04/2017 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia për Trajtimin e Pronave ka nisur prej më shumë se një muaji shqyrtimin e kërkesave për të marrë kompensimin financiar dhe fizik. Për ish pronarët është miratuar edhe një kalendar për t’u paraqitur pranë ATP-së në mënyrë që të shqyrtohen kërkesat. Por Agjencia e Trajtimit të Pronave ka sqaruar procedurën se si do përfitohet kompensimi apo si do veprohet në rastin e tokave të zëna. E pyetur nga gazeta atp ka shpjeuar të gjitha procedurat.

Për tokat e zëna
Në zonat e deklaruara informale me akt ligjor dhe nënligjor, aplikuesve u njihet e drejta për kompensimin e pronës së zënë, sipas kritereve të këtij ligji. Brenda territorit të zonave të deklaruara informale nuk lejohet kompensimi fizik. ATP-ja, në territoret e tjera me ndërtime, për aq sa është e mundur, trajton me kompensim fizik brenda pronës së njohur aplikuesit për pjesën e pronës që është e lirë nga ndërtimi. Nuk lejohet kompensimi fizik nën truallin e objekteve dhe në një hapësirë funksionale përreth, të nevojshme për t’i shërbyer objektit. ATP-ja dhe ALUIZNI veprojnë në vendimmarrjen e tyre mbi të njëjtën hartë, të unifikuar dhe të publikuar elektronikisht, e cila bëhet funksionale brenda 3 muajve nga hyja në fuqi e këtij ligji. ATP-ja, në çdo rast, kryen verifikimin në terren të pronës.

Kompensimi
Të gjithë subjektet që kanë një vendim përfundimtar kompensimi, pavarësisht rendit kronologjik të tij dhe llojit të zërit kadastral të pronës së vlerësuar, kanë të drejtë të aplikojnë pranë ATP-së me kërkesë të veçantë, ku shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht. Kërkesat e veçanta për kompensim financiar do të trajtohen sipas kësaj procedure: Nga çdo fond vjetor buxhetor i kompensimit financiar, jo më shumë se 1/3 e tij mund të përdoret për kërkesat e veçanta të kompensimit financiar. Të gjithë subjektet kërkues, të cilët shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht me kërkesë të veçantë, duhet të aplikojnë pranë ATP-së brenda vitit të çeljes së fondit vjetor buxhetor të kompensimit financiar. Pas aplikimit për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, ATP-ja përgatit vlerësimin financiar të pronës, pavarësisht rendit kronologjik të vendimit. Në rastin e disa aplikimeve për kompensim me kërkesë të veçantë do të zbatohet rendi kronologjik i datës së vendimeve për këto aplikime.  Subjektet që shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht me kërkesë të veçantë do të përfitojnë kompensim nga ky fond, sipas kësaj procedure: Kur subjekti kërkon të kompensohet financiarisht brenda 1 viti, atëherë ai përfiton 20% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere. Kur subjekti kërkon të kompensohet financiarisht brenda 3 vjetësh, atëherë ai përfiton 30% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere. Kur subjekti kërkon të kompensohet financiarisht brenda 5 vjetësh, atëherë ai përfiton 40% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere. Prioritet do të kenë aplikimet që kërkojnë të kompensohen financiarisht brenda 1 viti, nga kërkesat për kompensim brenda 3 apo 5 vjetësh. Nëse 1/3 e buxhetit vjetor nuk ezaurohet me aplikimet e para, prioritet do të kenë aplikimet për kompensim financiar brenda 3 vitesh, ndaj kërkesës për kompensim brenda 5 vjetësh. Në rast se 1/3 e buxhetit vjetor nuk ezaurohet, vijon kompensimi për kërkesat e tjera, duke kompensuar subjektet dhe, sipas rendit kronologjik, prioritet do të kenë vendimet përfundimtare më të hershme. Në rastin e shpalljes përfitues, vlera përkatëse nga 1/3 e buxhetit vjetor ruhet në llogari të ATP-së dhe çdo fillim viti buxhetor lëvrohet përqindja përkatëse. Kërkesat e veçanta për kompensim financiar likuidohen në vlerë të plotë, sipas përqindjes përkatëse, pavarësisht nëse vlera e tejkalon masën e përcaktuar. Nëse nuk ezaurohet/shpërndahet 1/3 e buxhetit vjetor, e destinuar për kërkesat e veçanta për kompensim financiar, atëherë kjo vlerë u shpërndahet subjekteve sipas rendit kronologjik, në procedurë normale kompensimi financiar.

Dokumentat
Deklaratë noteriale, të nënshkruar nga subjekti i shpronësuar / përfaqësuesi me prokurë i të gjithë trashëgimtarëve ligjorë të subjektit të shpronësuar, përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë nëse vendimi përfundimtar i kompensimit apo vlerësimi i tij është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore si dhe nëse këto subjekte kanë qënë apo jo të paditur apo persona të tretë në proceset et, për të cilët ata aplikojnë për kompensim, janë kundërshtuar apo jo gjyqësisht nga ana e tyre, si dhe nëse këta subjekte kanë qenë të paditur apo persona të tretë në proceset gjyqësore me objekt ankimin e vendimit për të cilin ata aplikojnë. Dëshmi trashëgimie nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimtarëve. rokurë e nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm, ku si tagër i nevojshëm të jetë dhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. Vërtetim për numrin e llogarisë bankare.  Deklaratë noteriale, të nënshkruar nga subjekti i shpronësuar / përfaqësuesi me prokurë i të gjithë trashëgimtarëve ligjorë të subjektit të shpronësuar, përmes së cilës subjektet vetëdeklarojnë nëse kanë përfituar apo jo nga dispozitat për ndarjen e tokës bujqësore. Dokument identifikimi. Mandat pagese.

Metodologjia e vlerësimit
Për efekt të ekzekutimit, të gjitha vendimet përfundimtare për kthimin dhe kompensimin e pronës do t’i nënshtrohen vlerësimit financiar nga ATP-ja, si më poshtë: Prona e njohur për kompensim vlerësohet në bazë të zërit kadastral që ka pasur në kohën e shpronësimit. Prona e kthyer vlerësohet duke e përcaktuar atë nga diferenca, që do të rezultojë midis vlerës së saj, sipas zërit kadastral aktual, dhe vlerës së kësaj prone, sipas zërit kadastral në kohën e shpronësimit. Vendimet përfundimtare, që kanë të njohur vetëm të drejtën e kompensimit, vlerësohen financiarisht, sipas zërit kadastral që ka pasur prona në kohën e shpronësimit. Vlerësimi për vendimin përfundimtar që ka njohur të drejtën e kompensimit bëhet duke marrë si referim zërin kadastral, sipas origjinës së pronës, që ndodhet më afër pronës që do të kompensohet, duke u bazuar në hartën e vlerës në kohën e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Në rast se pranë pronës që do të kompensohet gjenden disa zëra kadastralë të njëjtë me atë të origjinës së pronës, me distancë të njëjtë dhe me vlera të ndryshme, atëherë për referim në përllogaritje merret zona që ka çmimin më të lartë. Vlera e aksioneve, obligacioneve, kompensimit financiar apo çdo lloj kompensimi tjetër, duke përfshirë vlerën e pronës së përfituar nga dispozitat ligjore për ndarjen e tokës bujqësore, që subjekti apo trashëgimtarët e tij kanë përfituar më parë, zbritet nga shuma e përllogaritur për kompensim. Për vendimet e kompensimit, të përcaktuara me vlerë dhe ende të paekzekutuara, nga periudha e njohjes së të drejtës për kompensim deri në marrjen e shpërblimit, subjektet e shpronësuara do të përfitojnë indeksimin, sipas vlerës zyrtare të inflacionit dhe interesin bankar, sipas mesatares vjetore të nxjerrë nga Banka e Shqipërisë në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Shqyrtimi i kërkesave
Duke filluar nga data 3 prill, takimi me trashëgimtarët e subjektit të shpronësuar apo personat me prokurë në lidhje me sqarimet, depozitimet e dokumentacionit apo çdo procedure tjetër në funksion të zgjidhjes sa më të drejtë të objektit të kërkesës, do të bëhet si më poshtë: Grupet e punës të cilët shqyrtojnë kërkesat e Komuniteteve Fetare do të kryejn takimet me subjektet e autorizuara cdo ditë të hënë nga ora 09.00-15.00. Grupet e punës të cilët shqyrtojnë kërkesat për qarqet Tiranë, Elbasan, Dibër do të kryejn takimet me subjektet kërkues cdo ditë të martë nga ora 09.00-15.00. Grupet e punës të cilët shqyrtojnë kërkesat për qarqet Vlorë, Fier, Gjirokastër do të kryejn takimet me subjektet kërkues cdo ditë të mërkurë nga ora 09.00-15.00. Grupet e punës të cilët shqyrtojnë kërkesat për qarqet Durrës, Korçë, Berat do të kryejn takimet me subjektet kërkues cdo ditë të enjte nga ora 09.00-15.00. Grupet e punës të cilët shqyrtojnë kërkesat për qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë do të kryejn takimet me subjektet kërkues cdo ditë të premten nga ora 08.00-14.00. Në rast plotësim dokumentacioni të dosjeve/praktikave përkatëse për çdo ditë tjetër që nuk i përket grupit të punës në ditën e përcaktuar sa më lart, mund t`i depozitojë pranë Sektorit të Mardhënieve me Publikun ose më postë. Në depozitimin me postë duhet të shënohet qartë, numri, data e dosjes/praktikës si dhe emri, mbiemri i subjektit të shpronësuar, në të kundërt aktet do t`ju kthehen në adresë të subjektit. Për zbatimin e këtij urdhëri ngarkohet Përgjegjësi i Sektorit të Shqyrtimit të Kërkesave për njohje Pronësie, si dhe Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse./Shqiptarja/a.m.

Next Post
Vrau 17-vjeçarin, gjykata jep arret me burg për autorin

DETAJET/ Si u masakrua deri në vdekje pronari i marketit, konflikti nisi për 13 mijë lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

January 6, 2026
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Zbulohet arsenal armësh dhe drogë në Roskovec, arrestohen dy persona

January 6, 2026
Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

January 6, 2026
Çifti me një fëmijë të mitur kërkon të ndahet, Gjykata nuk i lejon, ja cila është arsyeja

I drogoi dhe filmoi abuzimin seksual ndaj dhjetëra grave, hipnoterapisti del para gjykatës

January 6, 2026
Kurbini, bashkia më e prekur nga moti i keq. Vengu: Pritet një front i dytë meteorologjik në vijim

“Ushtria po monitoron lumenjtë”, ministri Vengu: Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike

January 6, 2026
Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

January 6, 2026
Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

January 6, 2026
Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

January 6, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Kapja nga amerikanët i shpëtoi jetën Maduros, ja pse rasti i tij ndryshon nga Kina e Rusia

January 6, 2026
VIDEO / Duke shtyrë makinat e përmbytura, efektivët heronj në terren

VIDEO / Duke shtyrë makinat e përmbytura, efektivët heronj në terren

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In