• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kompensim për strehimin dhe transferimin e punonjësve të Gardës, publikohen procedurat

by A R
31/08/2023 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave përcaktoi masën ditore të përfitimit dhe procedurën e kompensimit për strehim për punonjësit e Gardës së Republikës, të cilët emërohen ose transferohen në detyrë jashtë vendbanimit të përhershëm dhe nuk u sigurohet nga Garda mjedisi për akomodim.

Në vendim thuhet se, kur punonjësi nuk ka në ngarkim persona të tjerë familjarë, me të cilët zhvendoset jashtë vendbanimit të përhershëm, i paguhet qiraja e banesës për sipërfaqe banimi deri në 30 m² neto. Për çdo person familjar shtesë, sipërfaqja neto shtohet me 10 m2.

Sipas vendimit, numri i personave, pjesëtarë të familjes, në ngarkim të punonjësit të Gardës së Republikës vërtetohet nëpërmjet certifikatës familjare, në momentin e emërimit ose transferimit.

Garda e Republikës bën kompensimin e qirasë së banesës së punonjësit, përkundrejt paraqitjes së kontratës së noterizuar të qirasë, sipas legjislacionit përkatës në fuqi. Në kontratë përcaktohet qartë adresa ku ndodhet ndërtesa, sipërfaqja në metër katror dhe vlera mujore e qirasë së objektit.

Masa ditore e përfitimit të kompensimit për strehim do të jetë sa 1/30 e vlerës minimale të qirasë mujore, sipas përcaktimeve në vendimin nr.469, datë 3.6.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e vlerës minimale të çmimit të referencave të qirave të ndërtesave për qëllime tatimore”.

Punonjësi i Gardës së Republikës, që përfiton kompensim për qira banese, paraqet pranë sektorit të burimeve njerëzore; Kërkesën me shkrim për kompensimin e qirasë së banesës; Fotokopjen e kartës së identitetit; Certifikatën personale dhe certifikatën familjare; Kontratën e noterizuar të qirasë së banesës ku është transferuar; Vërtetimin nga Drejtoria Vendore e ASHK-së se ai ose pjesëtarët e familjes, që ka në certifikatën e gjendjes familjare, nuk kanë banesë apo nuk kanë aplikuar për legalizim banese, në juridiksionin ku është emëruar ose transferuar.

Verifikimi i dokumentacionit të paraqitur nga punonjësi dhe përllogaritja e shumës së përfitimit të kompensimit të qirasë së banesës bëhet nga komisioni, i cili përbëhet nga Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse; Shefi i sektorit të burimeve njerëzore; Shefi i sektorit të buxhet-financës; Specialisti i infrastrukturës; Specialisti jurist.

Sektori i burimeve njerëzore njofton komisionin për paraqitjen e dokumentacionit nga punonjësi. Komisioni brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga paraqitja e dokumentacionit bën vlerësimin e tij dhe në rast të pranimit të kërkesës bën përllogaritjen e shumës së përfitimit të kompensimit të qirasë së banesës. Komisioni merr vendim me shumicë, në prani të të gjithë anëtarëve të tij. Në bazë të vendimit të komisionit, drejtori i Përgjithshëm nxjerr urdhrin për kompensimin e qirasë së banesës për punonjësin.

/a.r

Next Post
“Fatos Nano meriton sot lutjet tona”, Rama dekoron liderin historik të PS: Në këto orë të vështira të luftës për jetën…

"Fatos Nano meriton sot lutjet tona", Rama dekoron liderin historik të PS: Në këto orë të vështira të luftës për jetën...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In