Në muajt e parë të çdo viti të ri ne përpiqemi të nxjerrim nga jeta zakonet e dëmshme dhe në përgjithësi të bëjmë realitet atë që i kemi premtuar vetes në kuadër të vlerësimit të vitit që sapo ka kaluar.
Një kompani u frymëzua nga kjo dhe ofron shumën prej 10 mijë dollarësh për këdo që arrin të qëndrojë larg celularit për një muaj.
Kompania në fjalë, ndodhet në Islandë dhe quhet Siggi’s Dairy, po fillon një program “detox dixhital” dhe po fton njerëzit të marrin pjesë në proces për t’u përzgjedhur për konkursin.
Kompania, me seli në Nju Jork, kërkon nga të gjithë të interesuarit që të dërgojnë tekste nga 100 deri në 500 fjalë, duke përshkruar arsyet pse duan të hyjnë në këtë proces dhe si do t’i ndihmojë në jetën e tyre.
Të interesuarit duhet të jenë mbi 18 vjeç dhe të dërgojnë aplikimin brenda datës 31 janar.
Më 15 shkurt do të shpallen emrat e dhjetë personave që do të përzgjidhen për të konkurruar.
Procesi nuk është aq i vështirë sa duket, pasi konkurrentët do të mund të bëjnë thirrje, pasi kompania do t’u sigurojë atyre një pajisje të veçantë për këtë, një kartë SIM të veçantë, një kuti ku ata do të mbyllin telefonin e tyre të “smart”, si dhe dhjetëra jogurtë të markës në fjalë, që të mund të hanë ndërkohë që janë të “detoksikuar teknologjikisht”.
Sipas kompanisë, një person mesatarisht shpenzon 5.4 orë në smartfonin e tij çdo ditë.