• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Koncensionari bllokon tregun e karburanteve, kaos në furnizimin me naftë

by A R
10/12/2015 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania GFI, e cila ka marrë me koncesion markimin e karburanteve, ka ndërprerë aktivitetin gjatë mëngjesit të sotëm, duke bllokuar aktivitetin e tregtuesve të naftës në Porto Romano. Lajmi bëhet i ditur për Monitor nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve.

Në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave autoritetet doganore, para se të bëjnë arkëtimin e akcizës, kërkojnë që kompania importuese e karburanteve të paraqesë faturën e markimit të karburanteve, që jepet nga koncesionari.

Kjo ka penguar daljen e autoboteve nga zona e lirë doganore. Si rrjedhojë, autobotet kanë mbetur të pamarkuara në ambientet e Portit të Karburanteve në Porto Romano dhe në bazë të vndimit të Këshillit të Ministrave, nuk dalin dot të pamarkuara. Tregu nuk është furnizuar sot në të gjithë Shqipërinë dhe operatorët pohojnë se në rast se vazhdon kjo situatë, problemet në furnizimin në treg mund të fillojnë të ndihen që gjatë pasdites së sotme.

I kontaktuar nga Monitor, z.Vangjel Birbo, administrator i GFI, nuk dha koment. Ndërsa burime nga Ministria e Financave thanë se po presin një informacion zyrtar nga GFI. Dy janë pikat e furnizimit me naftë në vend, në Porto Romano dhe në Vlorë (Petrolifera). Drejtori i Petrolifera, Anastas Goga, i kontaktuar nga Monitor pohoi se deri tani nuk kishin marrë ndonjë informacion nga GFI për ndërprerje aktiviteti, por ai shtoi se punonjësit e kësaj kompanie vijnë përgjithësisht pasdite në punë.

GFI Albania mori të drejtën mbi koncesionin e markimit të karburanteve në vitin 2011, ndërsa aktiviteti i kompanisë nisi në vitin 2013. Markimi i karburanteve u dha me koncesion nga qeveria e mëparshme me arsyetimin e parandalimit të abuzimit me cilësinë dhe shmangien nga akciza te karburanteve.  Por që nga momenti i që koncesionari i ri nisi punën, grosistët e naftës janë ankuar pranë ministrisë së Financave se, markimi nuk  po funksionon, pasi nuk është bërë asnjë investim. Përzierja me dorë e markuersit në pikat e shumicës ka shmangur qëllimin themelor për të cilin funksionin ky koncesion.

Next Post

Letra e prokurorëve drejtuar Llallës: Po zvarriten hetimet, merrni masa ndaj përgjegjësve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza me ujin në Vlorë/ “Jemi gropë për Vitin e Ri”, peshkatari: E kemi ‘dhuratë’ nga Edi Rama!

Kriza me ujin në Vlorë/ “Jemi gropë për Vitin e Ri”, peshkatari: E kemi ‘dhuratë’ nga Edi Rama!

December 29, 2025
FOTO/ Makina del nga rruga në Korçë-Ersekë, plagoset në aksident çifti i të rinjve! Nisen drejt spitalit me urgjencë..

FOTO/ Makina del nga rruga në Korçë-Ersekë, plagoset në aksident çifti i të rinjve! Nisen drejt spitalit me urgjencë..

December 29, 2025
Do të punojnë 4 orë më shumë në ditë, Qeveria miraton vendimin për pagesat e policëve, si do të kompensohen efektivët

Ndryshimet në Policinë e Shtetit, emrat e drejtuesve të rinj në disa komisariate të vendit

December 29, 2025
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

December 29, 2025
DETAJE / Meta tre orë përballje me SPAK: Hetime të fabrikuara, të hetohet kush bëri pagesat

Ilir Meta kallëzon Drejtorin e Burgjeve për shpërdorim detyre: “Shkelje e të drejtave të njeriut dhe abuzim gjatë qëndrimit në qeli”

December 29, 2025
VIDEO/ Aksident i rëndë rrugor me 2 të vdekur, mbeti i plagosur edhe kampioni botëror i boksit. Në momentin e përplasjes…

VIDEO/ Aksident i rëndë rrugor me 2 të vdekur, mbeti i plagosur edhe kampioni botëror i boksit. Në momentin e përplasjes…

December 29, 2025
Proda firmos shkarkimet nga detyra për drejtorin e policisë Lezhë dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz. Ja arsyeja e lëvizjeve

Proda firmos shkarkimet nga detyra për drejtorin e policisë Lezhë dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz. Ja arsyeja e lëvizjeve

December 29, 2025
Sali Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

Sali Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

December 29, 2025
(VIDEO) Vlora, prej katër ditësh pa ujë/ Qytetari-gazetares: Mos m’u afro se jam pa larë

(VIDEO) Vlora, prej katër ditësh pa ujë/ Qytetari-gazetares: Mos m’u afro se jam pa larë

December 29, 2025
“Bashkimi” trimëron Flamur Nokën: Ramës do t’i përgjigjemi me çdo armë!

Foltorja e PD, Flamur Noka thirrje qytetarëve për pjesëmarrje: Në orën 18:00 përpara Kryeministrisë

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com