• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kompania fiton 10 mln euro në vit”/ Çoi në SPAK ‘trion’ Berisha-Meta-Bode për privatizimin e 4 HEC-ve, avokati: Shkelën ligjin, aferë qindra milionëshe!

by Java News
07/04/2023 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Idajet Beqiri, i cili ka dorëzuar disa ditë më parë një kallëzim penal në SPAK për Sali Berishën, Ilir Metën dhe Ridvan Boden për rolin e tyre në aferën e privatizimin të HEC-ve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2, disa javë para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013. I ftuar sot në ‘Studio Live’ të gazetarit Arbër Hitaj në Report Tv, Beqiri tha se një pasuri kombëtar iu fal privatit që Meta dhe Berisha të kishin përfitime kolosale.

“Nuk ishte shitur ndonjëherë pasuri e tillë privatit. Dhe u bë në një moment kur prodhonte, ishte efecient, jepte fitim të madh. Ishte norma e fitimit dyfish krahasuar me të gjithë të tjerët. Pikërisht në këtë kohë , Qeveria e Berishës në presionin e Ilir Metës, arritën që t’ia shisnin kompanisë turke KURUM. Dhe vlera ende nuk dihet. U shiten këto hidrocentrale 1.6 mln euro më pak sesa u shit hidrocentrali i Lanabregasit, që e mori ujësjellësi i Tiranës.  Ky është abuzimi më i madh”, tha avokat Beqiri.

Ai u shpreh se këto ishin hidrocentralet nga më rentabël dhe prandaj u bë pisllëku.

“Kompania pa bërë asnjë lloj investimi që vitin e parë fitoi 10 mln euro në vitin 2013. Për këto 10 vjet ka marrë 100 mln euro fitim dhe i ka dërguar të gjitha në Turqi”, tha ai.

Duke folur për shkeljet ligjore avokati i njohur u shpreh se shkelja kryesore ishte fakti se ato pasuri kombëtare ndaloheshin me Kushtetutë dhe ligj që të privatizoheshin.

“Shkelja kryesore ligjore kryesore ishte kategorikisht e ndaluar dhe e dënuar me Kushtetutë, pasi nuk lejohen privatizime të tilla. Këtë e ndalonin edhe VKM-të. 2 të tilla e ndalonin totalisht këtë. Ndërkohë që në tetor 2012 dolën dy vendime të tjera që i zhbënin këto të parat dhe me emër përcaktohej fituesi, pa nxjerrë asgjë në tender apo në ankand”, tha avokati.

Idajet Beqiri u shpreh se pret që çështje të përfundojë sa më shpejt me dënimin e përgjegjësve pasi sipas tij kjo dosje është e qartë.

“Ilir Metës për ta bërë këtë aferë iu desh edhe Kryeministri. Bashkë me të iu deshën edhe specialistët të tjerë që janë të gatshme për të nëpërkëmbur ligjin. Unë jam i bindur se ka prokurorë në SPAK, ashtu sicc ka gjyqtarë që kanë integritet dhe këtë çështje do ta zbardhin. Populli thotë ‘nuk futet minarja ne thes’. Por kjo çështje kaq e pastër, kaq e qartë dhe pres t’i jepet drejtimi i duhur”, tha ai.

Kujtojmë se materiali kallëzues që mban firmën e avokatit Idajet Beqiri përpos Metës dhe Berishës, kërkon ndjekjen e penale edhe për ish ministrin e Financave, Ridvan Bode, ish ministrin e Energjetikës, Edmond Haxhinasto, ish zëvendësministrin e Energjetikës Sokol Dervishaj dhe ish drejtorin e KESH Engjëll Zeqo. Në kallëzim thuhet se ish zyrtarët në fjalë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kaluar në duart e privatit pasurinë publike (4 hidrocentralet), në kundërshtim flagrant me ligjin dhe në mënyrë korruptive, duke shkaktuar një dëm me vlerë 232 milionë euro./shqiptarja.com

Next Post
Emri/ Gjendet i vetëvarur në ballkonin e banesës një 51-vjeçar, dyshohet se…!

Emri/ Gjendet i vetëvarur në ballkonin e banesës një 51-vjeçar, dyshohet se...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

March 30, 2026
“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

March 30, 2026
Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 30, 2026
Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

March 30, 2026
Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

March 30, 2026
Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In