Pak kohë më parë, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj informoi qytetarët e vendit për një lajm. “Vlefshmëria e kartave të identitetit shtyhet deri në fund të këtij viti, pra të 2019-s”, do të shprehej Sandër Lleshaj.
Por, premtimi nuk duket se është bërë ende realitet. Sot, nëse shkon të aplikosh për pasaportë të re, punonjëset e kompanisë “Aleat” që prodhon dokumentet e identifikimit, të detyrojnë të aplikosh edhe për kartën e identitetit, pavarësisht asaj që deklaroi kreu i Ministrisë së Brendshme.
Punonjësit pohojnë se nuk kanë një dokument të shkruar që ta legjitimojë zgjatjen e vlefshmërisë së kartave të identitetit. Top Channel u interesua pranë zyrave të “Aleat”-it për Njësitë Administrative 3 dhe 4 në kryeqytet, pikërisht aty ky ministri i Brendshëm dha lajmin e rëndësishëm.
“Nuk dimë gjë për atë punë”, përgjigjet një nga punonjëset.
Qytetarët ndërkohë nuk janë të qartësuar ende. Ka nga ata që po aplikojnë për karta të reja identiteti.
/a.meta