• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Komiteti anti-qeveritar për Covid19” dhe kryetari Ilir Meta

by Mero Baze
16/11/2020 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ilir Meta ka marrë sot dhe një kompetencë tjetër. Nuk është kompetencë kushtetuese, por mjekësore. Ka vendosur të krijojë një “Komitet” paralel me Komitetin e Ekspertëve, që drejton betejën kundër COVID në Shqipëri.

Komiteti alternativ i Ilir Metës ia ka nisur nga puna pa humbur kohë. Ilir Meta ka dhënë 5 këshillat e para mjekësore, si dhe nevojën për testim. Pas tij ka postuar një video të drejtorit të ri të kabinetit, Dr. Panaritit, i cili është një profesionist me vlera në fushën e veterinarisë.

Edhe pse COVID nuk është vërtetuar ende që është një sëmundje që prek dhe bagëtitë, Dr. Panariti ka bërë sugjerimet e veta se si mund të luftohet ai. Ka shtuar dhe oksigjenin në shtëpi.

Nesër do të ketë postime të tjera. Fjala vjen mund të dalë ndonjë që shet pajisje mjekësore dhe të thotë që Qeveria t’u çojë të gjithave nga një respirator në shtëpi, të na tregojë dhe çmimin. Pastaj ndonjë që shet teste të shpejta, të thotë të na çojë nga dy për frymë dhe t’i paguajë Qeveria.

Konkluzionet pastaj mund t’i bëjë Monika në takimet elektorale pa maska, ku t’i thotë popullit mos dëgjoni ato që thotë Qeveria për COVID, por ato që thotë Ilir Meta.

Kjo situatë përveçse komike, ka dhe plot tragjizëm brenda saj. Nevoja për t’u faktorizuar në mesin e një beteje lemeritëse kundër COVID, ku njerëzit janë nën makth për çdokënd që kalon derën e spitalit dhe nën tension për këdo që ende nuk është prekur nga virusi, presidenti bën plane se si mund të tërheqë vëmendjen e publikut, në këtë rast si doktor.

Me sa duket, pasi ka humbur betejën për të qenë i besueshëm si njeri antikorrupsion, pasi ka humbur betejën për t’i ngjarë Vojo Kushit apo Mic Sokolit, pasi nuk ja ka dalë me prirjet nekrofile për të dashur Margaritën e vdekur më shumë se Monikën e gjallë, tani mendon se mund t’ia dalë si doktor.

Kakofonia rreth COVID dhe kështu është tejet e përhapur. Kemi konspiracionistë, ithtarë të Iluminatit që u tregojnë njerëzve të mos marrin vaksina, se janë çipa të Bill Gates, kemi mjekë popullorë si Monika, që e shërojnë me hudhër e mjaltë, tani do kemi dhe një Komitet të Ilir Metës, që e ka punën më të thjeshtë: Ai dëgjon çfarë bën Qeveria dhe e shpall krim.

Është shumë e vërtetë që njerëzit me devijime mendore i tërheq ideja që të udhëheqin botën me idetë e tyre. Ilir Meta duket i obsesionuar pas faktit se si shqiptarët besojnë Edi Ramën dhe Komitetin e tij për COVID dhe i duket një pushtet i pamerituar i Edi Ramës.

Dhe ja ka nisur punës të bëjë dhe ai Komitetin e tij dhe ta ndajë popullin në dy pjesë, në një pjese që dëgjon mjekët dhe Qeverinë, dhe në një pjesë që dëgjon Ilir Metën dhe veterinerët e tij.

Nuk është se Qeveria ka ndonjë problem serioz me këtë marrëzi të fundit, pasi Ilir Meta është mësuar ta injorojnë dhe për dekrete kushtetuese  e jo më për këto dekretet mjekësore.

Me betejën e tij të fundit mjekësore kundër Qeverisë, ai nuk synon ndonjë recetë të re mjekimi për pacientët, por një recetë politikë si mund të dëmtojë Qeverinë përmes pandemisë.

Problemi i vetëm i Qeverisë është të mos bëhet vetë ai pacient i COVID 19, pasi do kthehet në mollë sherri a duhet ta japë recetën e tij një veteriner si Panariti, apo ndonjë nga ekspertët e Komitetit të Qeverisë.

Këtu ha boll debat problemi, po të kemi parasysh sjelljet e tij kafshërore. Ka më shumë shanse t’i takojë Panaritit e drejta e recetës.

Next Post
Lajmi për kthimin e vizave, Rama: S’ka lidhje fare! Është filtër i BE kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar

Rama “shuplakë” Bashës: E bëre PD si leckë këpucësh. Akuzat për Kosovën nuk t’i bëj unë, por dëshmitarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vokshi: Primaret do të zhvillohen në 72 degët e PD-së

“Distancohemi nëse plas molotovi!”/ Albana Vokshi: Protesta nuk do jetë e dhunshme

January 23, 2026
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Siguria në burgje, vija e kuqe”, Lamallari: Do intensifikohen kontrollet në institucionet e vuajtjes së dënimit

January 23, 2026
SHBA pret stuhinë e akullit, më shumë se 160 milionë banorë do të preken nga moti ekstrem këtë fundjavë

SHBA pret stuhinë e akullit, më shumë se 160 milionë banorë do të preken nga moti ekstrem këtë fundjavë

January 23, 2026
Xi Jinping zhvillon bisedë telefonike me Presidentin e Brazilit

Xi Jinping zhvillon bisedë telefonike me Presidentin e Brazilit

January 23, 2026
Parkimi dysh të çon në burg/ Ndryshimet në Kodin Penal, diskutohet edhe për mbrojtjen e gazetarëve nga kërcënimet

Parkimi dysh të çon në burg/ Ndryshimet në Kodin Penal, diskutohet edhe për mbrojtjen e gazetarëve nga kërcënimet

January 23, 2026
Tiranë, dy vajza futen në komisariatin e policisë dhe dhunojnë oficeren, përfundojnë në pranga

Tiranë, dy vajza futen në komisariatin e policisë dhe dhunojnë oficeren, përfundojnë në pranga

January 23, 2026
Spiropali nga Stambolli: Shqipëria gati për të marrë përgjegjësitë e saj në Bordin e Paqes

Spiropali nga Stambolli: Shqipëria gati për të marrë përgjegjësitë e saj në Bordin e Paqes

January 23, 2026
“Nuk jemi më në Kansas…”, drejtoresha e FMN përshkruan ndryshimet e thella politike e ekonomike

“Nuk jemi më në Kansas…”, drejtoresha e FMN përshkruan ndryshimet e thella politike e ekonomike

January 23, 2026
Ndodh në një lokal në Kukës: 5 persona dhunojnë dhe tentojnë të vrasin të riun

Ndodh në një lokal në Kukës: 5 persona dhunojnë dhe tentojnë të vrasin të riun

January 23, 2026
Tubim ekstrem kundër emigrantëve trondit Afd-në: Dëbime masive!

Tubim ekstrem kundër emigrantëve trondit Afd-në: Dëbime masive!

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In