• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit publikon vendimin për gjyqtarin Fatos Lulo: S’provoi si i bëri 48 milionë lekë pasuri

by Java News
25/04/2018 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit publikoi sot vendimin e zbardhur lidhur me shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo. Vendimi i përbërë nga 23 faqe tregon se gjyqtari nuk ka arritur të vërtetojë ligjshmërinë e një pasurie prej 48 milionë lekësh.

Nga analiza e bërë për të ardhurat e ligjshme rezulton se gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo ka arritur të dokumentojë pasurinë në vlerën 30 milionë lekë, ndërkohë që pasuria e deklaruar nga ana e tij dhe kap vlerën e mbi 78 milionë lekëve. Pra, diferenca prej 48 milionë lekë është e pajustifikueshme.

Shtëpinë në Kanada që e deklaroi në 2004 e bëri nul në 2017

Po kështu në vendim thuhet se deklarata personale shtesë e datës 21.01.2017 dorëzuar nga Fatos Lulo së bashku me deklaratën e pasurisë Vetting 2017 janë deklarime të rreme pasi: Në deklaratën e pasurisë vetting 2017, subjekti vlerësues ka deklaruar se asgjë që është deklaruar në 2014 nuk është e vërtetë dhe se nuk kanë pasur ndonjëherë apo të ketë ekzistuar ndonjëherë.

Në deklaratën e interesave private ‘para fillimit të detyrës 2004″  subjekti i rivlerësimit ndër të tjera ka deklaruar:

Apartament banimi në ndërtim 150 metra katror, Toronto Kanada, vlera 14 milionë lekë të blerë nga aktiviteti i tij si avokat

Dhe depozitë në Toronto në vlerën 400 mijë dollarë kanadezë të ardhura nga puna në emigracion. Po kështu dhe huaja marrë motrës D.L në shumën 480 mijë dollarë për blerjen e një shtëpie në Kanada dhe nisjen e një biznesi privat.          

Në deklaratën e pasurisë vetting 2017 ka deklaruar se asgjë që është deklaruar në 2014 nuk është e vërtetë dhe se nuk kanë pasur ndonjëherë apo të ketë ekzistuar ndonjëherë.

Ku i mori motra të ardhurat që i bëri vëllait, dhurata

Në vendim thuhet se vetë motra D.L nuk ka pasur të ardhura financiare të ligjshme që kanë shërbyer si burim për blerjen e zyrës 120 mijë euro, dhurimin e 100 mijë dollarëve të vëllait.

Motra nuk ka pasur të ardhura financiare të ligjshme as për huadhënien 480 mijë euro dhe një zyrë prej 74 metër katror.

Motra D.L ka dhuruar 100 mijë dollarë vëllait por nuk është arritur të provohet burimi financiar i dhurueses.

Në deklaratën që ka bërë motra rezulton se 100 mijë dollarët janë bërë dhuratë me kontratën nr 1369, nr 547 datë 21.02.2018. Ndërkohë që në deklaratën e subjektit vlerësues thuhej se ky 100 mijë dollarë është dhuruar me kontratën nr 1369, nr 547 datë 21.08.2018

Gjyqtari deklaroi se kishte shkolluar fëmijët në Kanada e SHBA me 100 mijë dollarët që i kishte dhuruar motra, por nuk arriti dot të ketë asnjë dokument justifikues ligjor për shpenzimet për jetesën, shkollimin dhe akomodimin e fëmijëve  në Kanada dhe Amerikë

“Komisioni çmon se këto deklarime të rreme cënojnë rëndë figurën dhe besueshmërinë e gjyqtarit kushtetues si funksion, duke përfaqësuar institucionin më të rëndësishëm të drejtësisë, i cili shërben si garant i Kushtetutës.”

Prandaj u vendos shkarkimi i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.

ma.me

Next Post
Emmanuel Macron: Ballkani s’duhet lënë në dorë të Turqisë ose Rusisë!

Macron "shkund" Kongresin amerikan: Të nderuar miq, nuk ka Planet B!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In