Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar kandidaturat për Avokatin e Popullit dhe kreun e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Në mbeldhjen e komisionit u aprovuan emrat e Klement Zgurit dhe Erinda Ballancës, respektivisht në krye të KQZ-së dhe Avokatit të Popullit.
Këta emra janë propozime të opozitës, siç parashikohej në marrëveshjen Rama-Basha.
Tashmë pritet aprovimi i tyre në Parlament./a.m.