Kryetari dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pritën në takim delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili ndodhet në Tiranë me kërkesë të Kuvendit të Shqipërisë.
Delegacioni i Komisionit të Venecias përgjatë gjithë ditës së sotme ka zhvilluar takime me palë politike dhe institucionale, si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita.
Delegacioni pritet të dalë me një opinion, i cili, sipas kryetarit të Komisionit Parlamentar Hetimor në lidhje me çështjen e shkarkimit të Metës, do të administrohet si provë.
/a.r