Komisioni i Sigurisë\ Opozita: “Nuredin Dumani ka vrarë gjysmën e Shqipërinë e pjeshkëron nga burgu, për të vënë duart në kokë!”

Salianji3333

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji nga Komisioni i Sigurisë i ka drejtuar një seri pyetjesh ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, sa i takon procesit të vettingut në Policinë e Shtetit, ndërsa nuk i fshehu rezervat.

Ai tha se vettingu ka dështuar, ndërsa u ndal te rasti i Nuredin Dumanit që fliste lirshëm në internet nga qelia e burgut, madje thuhet se urdhëronte dhe vinte gjoba.

A ka pasur operacione të dekonspiruar. Se dy drejtorë që keni pasur kanë thënë. Si Geldis Nano, që tha se dekonspiroheshin operacionet, dhe sot e paguani. Derjtu3si i SPAK tha; grupet shqiptare janë të fuqishme për narkotrafikun. Bëjnë nam në Belgjikë, Holandë. Po te kjo ka përgjegjësi Policia e Shtetit që del ky Nuredin Dumani që ka vrarë gjysme e Shqipërisë dhe pjeshkëron aty dhe bën cca i do qejfi. Nuredin Dumani është simbol i krimit. Mirë këta që janë jashtë që policia nuk i gjeka dot. Por ai brenda burgut shfaqet si hero dhe bën krime. Shfaqet me palestra e salltanete. A keni përgjegjësi ju zoti ministër. Pse me pezullimin e dy policëve e mbyllët? Pse ata e lejuan këtë gjë? E keni ju atë, e ka njësia e Mbrojtjes së Dëshmitarëve. Ai është dëshmitar i mbrojtur. Ku është besueshmëria te policia? Si të kenë besueshmëri, se secili prej kolegëve, marrin ankesa pa fundit kur lajmërojnë policinë kur ka vjedhje, Vjen pas disa kohësh. Si do të kenë besueshmëri kur ju u hyn dikush në sistemin TIMS 8 orë dhe s’i bëni gjë. Diskutimi është që a duhet të kemi apo e njohim siç është realiteti që ta luftojmë për ta besuar më pas? Apo ti vendosim medalje dhe dalin ata përmes aplikacioneve, sikur porosisin vrasjet si ushqime, sikur porosisin pica. Ka ndodhur ndonjëherë që punonjësi i Operacionales të jetë shoqëruesi i Ervis Martinajt?! Kjo është për të vënë duart në kokë. Pse e sillni këtë ligj, kur thoni se jeni më të mirët?! Doja një përgjigje për këtë Dumanin, duke dalë nga burgu. Të ndodhte kjo më parë, që nga burgu vendos gjoba dhe kryen aktivitet kriminal dhe të ketë dhe ca gjera.”, tha Salianji. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com