• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisioni i Posaçëm/ Tabaku: Mazhoranca s’mund të injorojë opozitën dhe as të propagandojë sikur lufton korrupsionin

by Java News
30/05/2024 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, foli sot në seancën plenare të Parlamentit ndërsa diskutoi në lidhje me ngritjen e Komisionit AdHoc nga ana e mazhorancës.

Ajo evidentoi edhe një herë se kjo mazhorancë nuk e ka as atributin moral dhe as vullnetin politik për ta luftuar korrupsionin pasi për vite me radhë ka mohuar ekzistencën e aferave korruptive që SPAK po I vërteton përmes dosjeve që ka dërguar në gjykatë.

Po kështu, sipas Tabakut, është e njëjta mazhorancë që ka miratuar 15 ligje me porosi që janë ligje që kanë stimuluar korrupsionin ndërkohë që ka refuzuar t’I kërkojë transparencë dhe llogari qeverisë.

Ajo gjithashtu evidentoi dhe bojkotin socialist të kësaj mazhorance socialiste ndaj KKIE duke treguar se nuk ka vullnet për të mbarëvajtur një këshill kombëtar dhe për të respektuar një ligj për të cilin kanë rënë dakord të dy palët politike jo më larg se dy vite më parë. Tabaku i referohet ndryshimit të ligjit për Roline.

Kuvendit në procesin e BE, një ligj i miratuar me dakordësi bipartizane. Tabaku i kujtoi mazhorancës që propozimet e PD për forcimin e luftës kundër korrupsion  kjo mazhorancë votoi kundër duke treguar mungesë vullneti

“A mund ta bëjë këtë një komision që duplikon rolin e Këshillit Kombëtar të Integrimit? Që po të njëjtët njerëz që janë në Këshillin Kombëtar të Integrimit do ti marrë e do ti vendosë në një komision tjetër vetëm sepse Këshilli i Integrimit drejtohet nga opozita.Po pse o të themi e bëka më mirë Toni Gogu se Jorida Tabaku?Të dy atje jemi në Këshillin Komnbëtar të Integrimit.

Pse mund ta bëjë më mirë një socialist sesa një koleg i opozitës kur detyra kryesore e opozitës është pikërisht kjo llogaridhënia, kërkesa e transparencës, monitorimi i qeverisë që fatkeqësisht sot ndodhet në nivelin më të ulët që ka qenë në vite. E ndërkohë që ne vazhdojmë me këtë demokraci edhe të ndryshkur por edhe pa eficiencë që është provuar sot në shumë mekanizma,në zgjedhje është provuar në mekanizma që lidhen me kontrollin dhe balancëën e pushteteve, fatkeqësisht sot mungon një ingranazh real për ta luftuar korrupsionin e nga ana tjetër unë besoj sic kam besuar 3 vjet më parë kur e kam thënë në këtë sallë, që lufta ndaj korrupsionit, duhet të kthehet në një prioritet kombëtar, duhet të kthehet në një kulturë pune, në një mënyrë pune e në një traditë që kanë hequr dorë së këshilluari mazhorancën sepse nuk ka ndodhur në këto 10 vite. Javën e kaluar në Këshillin Kombëtar të Integrimit do të raportonte Ministrja e Shtetit për korrupsionin,fatkeqësisht kolegët socialistë refuzuan që të ishin atje. Ishte hera e parë që ndodhte në Këshillin Kombëtar të Integrimit. Ishte hera e parë që salla ishte bosh, që bojkotonte mazhoranca e pse? Thjesht për arsyen e krijimit të një komisioni që do drejtohet nga ana e tyre”, u shpreh Tabaku ndërsa analizonte se si Komisioni AdHoc jo vetëm nuk u dakordësua me opozitën por gjithashtu edhe duplon rolin e KKIE.

“Nëse ka gjithëpërfshirje atëherë duhet që kjo gjithëpërfshirje duhet të ndodhë në cdo proces, duhet të ndodhë gjithmonë. Duhet të ndodhë edhe me prezantimin këtu të një ideje që mund të vinte dhe nga opozita se nuk ëhstë absolutisht në asnjë mënyrë kapital e nuk ëhstë pronë e qeverisë procesi i integrimit. Sot Shqipëria ka nevojë që të levizë nga ky ngërci, mnga ky llumi i gjatë 12 vjecar që ka krijuar një sistem të korruptuar, që ka korruptuar institucionet, që po korrupton individët, që po shkojnë e po paraqiten përpara dyerve të Prokurorisë Speciale më shumë se në zyrat e tyre. Por më shumë ka nevojë që ta bëjë këtë proces për qytetarët, ta bëjë këtë proces jo për politikën, ta bëjë për njerëzit e për këtë arsye mendoj që e mira e këtij procesi gjithëpërfshirës është që kush do jep kontributin e tij, kush do është pjesë e tij dhe kush do vë një tullë në procesin e integrimit. Nuk ka nisur sot, s’ka nisur me ju, ka nisur sigurisht me një forcë tjetër politike e nuk do përfundojë me ju por do përfundojë sigurisht me një forcë tjetër politike por duhet të kalojë mbi ju, mbi egon elektorale e të mendojë një herë për Shqipërinë europiane ashtu siç duhet të jetë” përfundoi fjalën e saj Tabaku në parlament./m.j

Next Post
Dita e dytë e stërvitjes, Kombëtarja lë nesër Shqipërinë! Tre lojtarë bashkohen në Austri, Sylvinho merr dy futbollistë nga kampionati shqiptar

Dita e dytë e stërvitjes, Kombëtarja lë nesër Shqipërinë! Tre lojtarë bashkohen në Austri, Sylvinho merr dy futbollistë nga kampionati shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova duhet të jetë në NATO”, mesazhi i kongresmenit Self në tryezën me deputetët shqiptarë

“Kosova duhet të jetë në NATO”, mesazhi i kongresmenit Self në tryezën me deputetët shqiptarë

February 8, 2026
Festa e pranverës, një dritare për botën e jashtme

Festa e pranverës, një dritare për botën e jashtme

February 8, 2026
Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

Marrëveshja SHBA-Rusi, Zelenksy frikësohet nga paketa 12 trilon dollarësh

February 8, 2026
Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

February 8, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

February 8, 2026
Kishte fshehur 10 “Beretta” në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari

Kishte fshehur 10 “Beretta” në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari

February 8, 2026
Deklarata e Ramës për GJK, flet Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për atdheun

Deklarata e Ramës për GJK, flet Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për atdheun

February 8, 2026
BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

February 8, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Gjykata Kushtetuese si parkim

February 8, 2026
Nga Durrësi në Spanjë, vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh

Nga Durrësi në Spanjë, vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In