Komisioni i Posaçëm i Apelimit, është mbledhur sot për të shqyrtuar procedimin disiplinor ndaj Komisionerit Publik, Heral Saraçi, i kërkuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Kjo është seanca e parë që zhvillon komisioni që nga krijimi.
Lidhur procedimin, gjyqtarja hetues Natasha Mulaj ka depozituar në datë 26 shkurt 2018, për shqyrtim pranë Komisionit Disiplinor, Raportin mbi rezultatet e hetimit për shkelje disiplinore.
Ndërkohë Komisioni Disiplinor përbëhet nga:
1. Z. Sokol Çomo, Gjyqtar (Kryesues)
2. Zj. Albana Shtylla, Gjyqtare (Anëtare)
3. Z. Ardian Hajdari, Gjyqtar (Anëtar)
Komisioni pritet të dëgjojë të gjitha palët në seancën e sotme dëgjimore, për të marrë më pas një vendim për Saraçin.
Bazuar në nenin 17, pika 6 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” Komisioni Disiplinor, brenda 15 ditëve nga data e marrjes së Raportit mbi rezultatet e hetimit, e cila është data 26 shkurt 2018, duhet të marrë një vendim përfundimtar./a.m.











