• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisioni i Ligjeve ri-shpall vakancën për Avokatin e Popullit, opozita bojkoton

by A R
13/10/2025 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shpalli sërish vakancën për pozicionin e Avokatit të Popullit, duke nxitur debate të forta politike. Vendimi u mor me 8 votat e deputetëve socialistë, ndërsa 5 deputetët e opozitës bojkotuan votimin, duke shprehur mosdakordësinë e tyre me procedurën.

Të interesuarit për këtë post kanë 20 ditë kohë për të depozituar dokumentacionin e nevojshëm si kandidatë.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, mbrojti vendimin duke theksuar se shpallja e re e vakancës është e nevojshme, sepse një pjesë e deputetëve të legjislaturës së kaluar, të cilët kanë firmosur në mbështetje të kandidaturave, sot nuk janë më në Kuvend. Si rrjedhojë, sipas tij, procedura e mëparshme ka humbur vlefshmërinë ligjore.

Nga ana e saj, opozita argumentoi se kjo procedurë është e panevojshme, pasi vakanca është shpallur një herë gjatë legjislaturës së kaluar. Kjo ishte një tentativë e saj për t’i hapur rrugë kandidaturës së propozuar më parë nga Partia Demokratike, Besim Ndregjonit, votimi i të cilit nuk u realizua në seancën e parafundit të legjislaturës së kaluar.

Opozita kërkon që Kuvendi të votojë kandidatin e propozuar prej saj pa hapur një procedurë të re.

Kujtojmë se mandati i Avokates aktuale të Popullit, Erinda Balanca, përfundoi në maj të vitit 2022. Që prej asaj kohe, ajo ka vazhduar detyrën në pritje të pasardhësit. Ky zvarritje më shumë se trevjeçare ka lënë institucionin pa një drejtim të ri, një situatë që vendimi i sotëm synon ta zgjidhë.

Përveç postit të Avokatit të Popullit, Komisioni shpalli gjithashtu me 13 vota edhe vakancën për detyrën e Komisionit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.

Next Post
Serbia beson te mrekullitë, kapiteni Mitroviç: T’i bëjmë tre fitore, ndoshta Shqipëria do gabojë

Serbia beson te mrekullitë, kapiteni Mitroviç: T’i bëjmë tre fitore, ndoshta Shqipëria do gabojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In