• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisioni i Ligjeve i hap rrugën verifikimit të I.M në dosjet e ish-Sigurimit

by Java News
17/10/2022 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Ligjeve miratoi të hënën ndryshimet e kërkuara nga Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) në ligjin nr.45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për dokumentat e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

Ndryshimet prekin dhe shfuqizimin e nenit 4 të ligjit, i cili e ndalonte Autoritetin që të verifikonte zyrtarë publikë që kishin kaluar më herët një verifikim të figurës nga dy komisione të ngritura në vitet e para pas rënies së regjimit komunist, të njohur si komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”.

Kërkesa për shfuqizimin e këtij neni trazoi politikën në verë pasi Autoriteti i Dosjeve në një letër dërguar Kuvendit e vinte në dijeni për zbulimin e një politikani me inicialet I.M., i cili ka një lidhje të pasqaruar në detaje me Sigurimin e Shtetit.

I dyshuari kryesor i gjëegjëzës, ish-presidenti Ilir Meta, i hodhi poshtë akuzat si tentativë për të tërhequr vëmendjen nga skandali i incineratorëve dhe më pas bëri një padi për manipulim dokumentesh nga ky institucion.

Shfuqizimi i nenit i hap rrugë AIDSSH që të verifikojë nga e para të gjithë politikanët apo zyrtarët e lartë që kishin “ccertifikatë pastërtie” të lëshuar nga komisionet e mëparshme.

Debati në Komisionin e Ligjeve nuk u fokusua tek kjo pikë, por tek formulimi i një neni të ri që kishte të bënte me deklasifikimin e dosjeve dhe rrethin e subjekteve që do të kishin akses për informacion mbi këto dosje.

Në një mbledhje të javës së shkuar komisioni miratoi një amandament të propozuar nga deputeti Enkelejd Alibeaj në projektligjin “Për informacionin e klasifikuar”, që ligjëronte deklasifikimin e  të gjitha dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit nga viti 1944 deri në vitin 1991, përjashtuar ato që kishin të bënin me sigurinë kombëtare.

Por deputetët socialistë nuk ranë dakord dhe e rrëzuan me votë një amendament tjetër të Alibeajt në ligjin e Autoritetit të Dosjeve që parashikonte se çdokush mund të kishte akses dhe mund të kërkonte një kopje të këtyre dokumenteve.

Socialistët këmbëngulën që hapja e aksesit për çdo person do të nxiste konflikt social dhe binte ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e tjera në fuqi.

“Nuk është nga ato realitete që mund të vihet në sytë e gjithkujt”- tha relatorja Ermonela Felaj.

Ndërsa deputeti Pandeli Majko e cilësoi këmbënguljen e Alibeajt si tentativë për të vendosur mazhorancën në pozitë të vështirë sikur nuk e do hapjen e dosjeve.

“Ne themi të jemi të rezervuar, ta lëmë marrëdhënien mes viktimës dhe atij që e ka spiunuar, ju thoni hajt ta bëjmë si facebook”- iu drejtua ai Alibeajt.

Por, Alibeaj këmbënguli se vetëm në këtë mënyrë do të kishte hapje reale të dosjeve dhe shtoi se konflikti social ishte i tejkaluar si agument. “Kjo shtresë në fisnikërinë e vet tregoi që nuk është hakmarrëse pas ‘90”-tha ai.

Demokratët u larguan nga mbledhja pas këtij debati dhe mazhoranca i kaloi me votat e saj dispozitat e tjera ligjore. Komisioni miratoi një pikë të posaçme që lidhej me deklasifikimin e dokumenteve të ish-Sigurimit famëkeq.

Sipas kësaj pike deklasifikohen të gjitha dokumentat e ish Sigurimit të Shtetit, të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë për periudhën 29 nëntor 1944-2 korrik 1991, të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të republikës.

Por, nëse AIDSSH ndeshet me dokumente që përmbajnë informacione që lidhen me cënimin e Sigurisë Kombëtare, i klasifikon ato sipas legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar.

Diskutimet për të shkuarën në regjimin komunist në këtë sesion parlamentar do të vijojnë me një tjetër nismë ligjore të PS-së për të sanksionuar në Kodin Zgjedhor verifikimin e lidhjeve me ish-Sigurimin për çdo kandidat për deputet dhe kryebashkiak./BIRN/m.j

Next Post
Bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços? Nëna e Tina Pajollarit: Është e pafajshme, e detyroi…

Bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços? Nëna e Tina Pajollarit: Është e pafajshme, e detyroi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In