• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisioni i Ekonomisë propozon tatim më të lartë për kultivimin e kanabisit mjekësor

by Java News
11/07/2023 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër orë zgjati seanca e parë e diskutimit për ligjin e prodhimit të kanabisit në komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Deputetët e opozitës argumentuan kundërshtinë e tyre ndaj kësaj nisme, por kritika dhe sugjerime pati edhe nga vetë socialistët, ku ndër to spikati propozimi i deputetit Vullnet Sina për amnisti.

“Meqënëse po e legalizojmë kultivimin e lëndëve narkotike mos ka ardhur momenti që Ministria e Brendshme të shohi mundësinë e një aministie për ata persona që për arsye ekonomike janë futur në burg”, tha deputeti socialist, Vullnet Sinaj.

Deputeti tjetër i Partisë Socialiste, Erjon Braçe teksa mbështeti projektligjin, kërkoi shmangien e hapësirave për abuzime, si dhe një tatim më të lartë për kompanitë që do të kultivojnë kanabis.

“Çfarë do prodhojmë ne”, ishte pyetja e Braçes, së cilës deputeti demokrat Edmond Spaho iu përgjigj: “Hashash!”.

“Tipologjia e prodhimit, nga çfarë kemi parë nga vendet e tjera, që nga tharja, nxjerrja  e përgatesa deri tek produkti përfundimtar. Për qëllime industrial, kërpi ka më shumë përdorime, të shkohet drejt përpunimit sa më përfundimtar. Produkti i kultivuar për qëllime mjekësore nuk ka asnjë cilësi për tu përdorur për nevoja të tjera sipas specialistëve”, u shpreh Kokona.

Demokratët iu referuan rastit të Maqedonisë së Veriut, për të rrëzuar pretendimin se do t’i sjellë zhvillim ekonomisë, ndërsa theksuan se mund të krijohet një dëm i pariparueshëm për bujqësinë.

“Tregu europian zë 550 milion euro në vit kanabisi mjekësor. Kur tregu i domates është 12 miliardë euro. Pse mos të mbjellim domate por mbjellim kanabisin. Se ka artikuj të tjerë por po e marrë shembuj. Pse po mendoni se do e ndihmoj shumë ekonominë tonë. Se Kanadaja është eksportuese kryeson 50 milionë euro në vit eksporton. Pse mendoni ju se ne do marrim shumë fitime e do hamë më lugë floriri”, tha deputeti i PD, Edmond Spaho.

Ndërkohë, Jorida Tabaku u shpreh: “Ministria e Financave tha do të presim një ekonomi të re, ju dëgjuam do hapen vende pune do rritet eksporti, po sa dhe si do ndikojë dhe sa është përftimi në buxhet? Pagesa për këtë sektor do të jenë më të larta kjo më sjellë shqetësimin e fermerëve që do të ngelen pas”.

Gjatë seancës së gjatë në komisionin e ekonomisë, u ngritën pyetje edhe për analizën dhe impaktin ekonomik të ligjit, që nga të ardhurat në buxhet, deri tek tregu i punës.
/f.stafa
Next Post
Rama: Rusia dhe Kina “martesa të vjetra”, të cilave nuk do të donim që t’u ktheheshim

Rama: Rusia dhe Kina "martesa të vjetra", të cilave nuk do të donim që t'u ktheheshim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

April 8, 2026
7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

April 8, 2026
Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

April 8, 2026
Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

April 8, 2026
“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

April 8, 2026
Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

April 8, 2026
Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

April 8, 2026
Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

April 8, 2026
100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

April 8, 2026
Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In