• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Komisioni i Ekonomisë miraton disa projektligje pa praninë e opozitës

by A R
15/03/2016 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi sot pa praninë e opozitës projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes sektoriale, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian që përcakton dispozitat e menaxhimit dhe zbatimit të asistencës financiare të BE-së për Republikën e Shqipërisë, në kuadër të instrumentit për asistencën e para anëtarësimit në fushën “Bujqësia dhe Zhvillimi Rural” (IPARD)”

Relatorja e këtij projektligji, deputetja Blerina Gjylameti, tha se, objektivi i përgjithshëm i këtij programi për periudhën 2014-2020 është të promovojë/forcojë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe zhvillimin socialekonomik të rajoneve kufitare, nëpërmjet vlerësimit të potencialeve të tyre turistike, zhvillimit ekonomik ekologjikisht të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës, me respektin për trashëgiminë e përbashkët kulturore dhe natyrore.

Anëtarët e Komisionit vijuan më pas me shqyrtimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2013, për projektin “Rezervati Ndërkufitar i Biosferës në Prespë”.

Relatori i kësaj nisme, deputeti Ervin Bushati, tha se, kjo marrëveshje ka si synim investimin e mëtejshëm në Parkun Kombëtar të Prespës, me qëllim përfitimin e popullsisë lokale, ruajtjen e diversitetit, si dhe mbështetjen kryesore për zhvillimin e rezervës biosferë. “Objektivi i projektit është promovimi dhe menaxhimi i integruar i ekosistemeve, duke kontribuar në mënyrë të barabartë për zhvillimin e qëndrueshëm ekologjik dhe ekonomik, si dhe rritjen e bashkëpunimit ndërkufitar në rajon”, tha Bushati.

Komisioni miratoi dhe projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen e financimit ndërmjet qeverisë së Malit të Zi dhe Komisionit Europian për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar Mal i Zi – Shqipëri 2014-2020, alokim i vitit 2014, në kuadër të instrumentit IPA II”.

Next Post

Fotot/ Bukuritë magjepsëse të Luginës së Valbonës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”

Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”

March 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Kroacia vendos limit për çmimet e karburanteve!

Lufta në Lindjen e Mesme, Kroacia vendos limit për çmimet e karburanteve!

March 9, 2026
SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

Raporti i SPAK: Janë sekuestruar 503 celularë, mbi 3 mijë persona nën përgjim

March 9, 2026
Ministri: Kina ka pasur përparim në teknologjinë bujqësore dhe ka shtuar furnizimin ushqimor

Ministri: Kina ka pasur përparim në teknologjinë bujqësore dhe ka shtuar furnizimin ushqimor

March 9, 2026
Peshqit braktisin bregun! Lini turistik i derdh ujërat e zeza në Liqenin e Ohrit

Peshqit braktisin bregun! Lini turistik i derdh ujërat e zeza në Liqenin e Ohrit

March 9, 2026
Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

Qëllon me armë dhe arratiset, policia operacion për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë në Shkodër

March 9, 2026
Ndahet nga jeta ish-deputeti Koçi Tahiri

Ndahet nga jeta ish-deputeti Koçi Tahiri

March 9, 2026
6 persona në gjyq për vdekjen e 7-vjeçares shqiptare Anisa Murati! Nuk dinte të notonte, i dhanë byzylykun me ngjyrë të gabuar dhe u mbyt në liqen

6 persona në gjyq për vdekjen e 7-vjeçares shqiptare Anisa Murati! Nuk dinte të notonte, i dhanë byzylykun me ngjyrë të gabuar dhe u mbyt në liqen

March 9, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

March 9, 2026
PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Frrok Çupi: Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti

PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Frrok Çupi: Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In