Komisioni i Disiplinës në FSHF ka gjobitur Partizanin dhe Tiranën për incidentet që shkaktuan tifozët në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 6 të kampionatit.
Partizani u gjobit me 300 mijë Lekë, ndërsa Tirana 200 mijë.
Vendimet e plota
1.KF “Partizani” , per sjellje te gabuar te tifozerise se saj, denohet me gjobe me vlere 300.000 (treqindmije) leke, bazuar ne nenet 66/1 dhe 66/3 te KDS. Gjithashtu paralajmerohet se ne rast perseritje te sjelles se gabuar te tifozeris se saj masat e denimit do te pershkallezohen nga Komisioni i Disiplines Sportive.
2.KF “Tirana”, per sjellje te gabuar te tifozerise se saj, denohet me gjobe me vlere 200.000 (dyqindmije) leke, bazuar ne nenet 66/1 dhe 66/3 te KDS. Gjithashtu paralajmerohet se ne rast perseritje te sjelles se gabuar te tifozeris se saj masat e denimit do te pershkallezohen nga Komisioni i Disiplines Sportive.
3.KF “Erzeni”, per sjellje te gabuar te spektatoreve te tij dhe hedhje sendesh ne fushen e lojes pa shkaktuar akte dhune ose nderpreje te lojes , denohet me gjobe me vlere 20.000 (njezetmije ) leke, bazuar ne nenet 66/1 dhe 136/1.a te KDS.
4.Lojtari i KF “Erzenit”, Elvis Kllari, per sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundershtare, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.
5.KF “Elbasani”, per deshtim ne permbushjen e pergjegjesive oraganizative , denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3 me 0 me KF “Sopoti” , bazuar ne nenet 65/2 dhe 65/4 te KDS.
6.Zyrtari i KF “Internacional”, Agim Bedini, per mos respektim te denimit te dhene nga Komisioni i Disiplines Sportive, denohet me 2(dy) ndeshje te tjera pezullim nga aktiviteti, denim i cili i shtohet denimit te meparshem, bazuar ne nenin 65/4 te KDS.
7.Komisioni i Disiplines pasi shqyrtoi ankimimin e KF “Vora”, vendosi mos pranimin e tij si te pa bazuar ne rregullore.
8.KF “Himara”, per mos paraqitje ne ndeshje me KF “Bilisht Sport”, humbet ndeshjen ne tavoline me rezulatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.
9.Lojtari i FC “Flamurtari “ U-19, Jurgen Sino dhe lojtari i KF “Teuta “ U-19, Armando Bashhysa, per goditje ndaj njeri – tjetrit, denohet secili me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.
10.Lojtari i FC “Internacional” U-19, Eldi Baze dhe lojtari i KF “Brians” U-19, Kristjan Ndoj, per ofendim ndaj njeri-tjetrit, denohet secili me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.
11.Lojtaret e FC “Flamurtari” U-17, Laurent Musaraj dhe lojtari i KF “Teuta” U -17, Matildo Mustafallari, per goditje ndaj njeri – tjetrit , denohet secili me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktivitieti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.
12.Lojtaret e FC “Flamurtari” U-17, Klajdi Ferra dhe lojtari i KF “Teuta” U-17, Luciano Ujka, per perfshirje ne grindje, denohet secili me 6(gjashte) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 50/1 te KDS.