• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Komisioni Hetimor për inceneratorët/ Biznesmeni Mërtiri kërkesë bankave: Mos nxirrni informacion konfidencial. Po shkelin ligjin

by Java News
16/11/2021 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesmeni Mirel Mërtiri u ka kujtuar bankave të nivelit të dytë se të dhënat e tij konfidenciale që mund të kenë nuk mund të dorëzohen në asnjë mënyrë në duart e Komisionit Hetimor që është ngritur me kërkesën e Opozitës për mbetjet urbane.

Në një shkresë zyrtare, Mërtizi shton se . Sipas Gjykatës Kushtetuese, marrja e informacioneve apo të dhënave në lidhje me çështje private të individëve përbën një shkelje të të drejtave kushtetuese të individit, të sanksionuara edhe nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Sipas biznesmenit, hetimi duhet të priret nga mosndërhyrja në jetën private të individit pasi komisioni nuk mund të kërkojë informacione konfidenciale.

Shkresa zyrtare:

Tiranë, më 15 nëntor 2021. Në lidhje me kërkesën drejtuar bankave të nivelit të dytë në Shqipëri për informacion, nga disa anëtarë të Komisionit Hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të organeve publike në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane” të Kuvendit të Shqipërisë, sipas raportimeve në media. Të nderuar Zonja/Zotërinj, siç mund të jeni në dijeni, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë është ngritur komisioni hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të organeve publike në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane”. Aktualisht jam vënë në dijeni nga raportimet në media se disa anëtarë të Komisionit Hetimor, pjesë e opozitës parlamentare, ndër të tjera, kanë kërkuar ose do t’u kërkojnë bankave të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë informacione ku kërkojnë vënien në dispozicion të ekstrakteve të llogarive të mia bankare (bank statements) pranë jush. Në lidhje me një Kërkesë të tillë, dëshiroj t’ju informoj dhe t’ju  sjell në vëmendje se: Individët dhe informacioni në lidhje me ta, nuk përbën objekt të veprimtarisë së Komisionit Hetimor. Veprimet e Komisionit Hetimor rregullohen nga Ligji Nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit” (“Ligji 8891”).

Neni 4 i Ligjit 8891 përcakton që komisionet hetimore të Kuvendit funksionojnë konform parimeve kushtetuese, siç është interpretuar tashmë në mënyrë ezauruese nga Gjykata Kushtetuese në Vendimin e saj nr. 18, datë 14.05.2003[1] (“V 18/03”). Sipas Gjykatës Kushtetuese, marrja e informacioneve apo të dhënave në lidhje me çështje private të individëve përbën një shkelje të të drejtave kushtetuese të individit, të sanksionuara edhe nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe për këto shkaqe, hetimi duhet të priret nga mosndërhyrja në jetën private të individit. Komisioni nuk mund të kërkojë informacione konfidenciale. Kërkesa për marrje informacioni nga Bankat, është mbështetur në Nenin 14 germa “b”, e Ligjit 8891, që thekson se një komision hetimor kërkon nga titullarët e institucioneve informacione ose dokumente zyrtare. Sic shprehet edhe Gjykata Kushtetuese në Vendimin e saj V 18/03, Komisioni Hetimor është një instrument kontrolli politik dhe hetimi shtrihet mbi ekzekutivin, por jo mbi individët dhe jetën e tyre private dhe të dhënat personale. Siç është e qartë për të gjithë, Bankat nuk janë institucione, por entitete private dhe informacionet dhe dokumentet bankare nuk janë dokumente zyrtare, por dokumente të lëshuara nga një entitet privat, i rregulluar me ligj të veçanta, qa ka detyrimin strikt të konfidencialitetit dhe i nënshtrohet Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar (“Ligji 9887”).  Për rrjedhojë, Neni 14, germa “b” e Ligjit 8891, nuk e autorizon Komisionin Hetimor të kërkojë informacione apo dokumente jo zyrtare nga Banka juaj, nje entitet privat, për më tepër i rregulluar dhe i nënshtruar rregullimeve të posaçme ligjore.

Neni 15, paragrafi 1 i Ligjit 8891, thekson shprehimisht që të dhënat që mbledh një komision hetimor mund të jenë zyrtare dhe jo zyrtare, por që njihen publikisht. Pra, Ligji 8891 i ka hequr Komisionit Hetimor të drejtën për të kërkuar informacione konfidenciale! Banka ka detyrim të rreptë konfidencialiteti në kuadër të marrëdhënies bankë-klient. Në vijim të sa më sipër, dëshiroj t’ju sjell në vëmendjen tuaj se Neni 17 i Ligjit 8891 qartazi shprehet që Komisioni administron dokumente zyrtare. Organet kompetente që i disponojne këto të dhëna zyrtare janë të detyruara t’ia percjellin zyrtarisht Komisionit Hetimor. Pra, detyrimi bie vetëm mbi organet administrative shtetërore dhe jo entitetet private, si Banka juaj, të cilat e kanë të ndaluara me ligj.  Konkretisht, detyrimi i Bankës për të ruajtur konfidencialitetin e klientëve përbën detyrim thelbësor për të, në përputhje me nenet 91, 124 dhe 125 të Ligjit Nr. 9662, datë 18.12.2006 “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar (“Ligji 9662”). Sipas Nenit 91, paragrafi 2 i Ligjit 9662, Banka është e detyruar që të ndajë informacione konfidenciale apo të dhëna personale në kuptim të Ligjit 9887, vetëm tek autoritetet gjyqësore dhe të ndjekjes penale sipas Kodit të Procedurës Penale apo autoriteteve të tjera rregullatore ose agjencive ligjzbatuese sipas legjislacionit të posaçëm që rregullon atë veprimtari. Komisioni Hetimor nuk hyn në asnjë rast në rradhën e këtyre autoriteteve juridike që e fitojnë këtë të drejtë me ligj. Rrjedhimisht, shprehim keqardhjen tonë që jemi të detyruar që t’ju kujtojmë se shkelja e detyrimit të konfidencialitetit sipas paragrafëve 2 dhe 3 të Nenit 91 të Ligjit 9662, përbën kundërvajtje penale e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në një vit. Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj dhe duke u lutur për sjelljen tuaj në respekt të kuadrit ligjor të mësipër, dëshiroj të përmbledh në përfundim, se nenet 14, 15, 17 të Ligjit 8891, ndalojnë Komisionin Hetimor të kërkojë të dhëna, informacione ose dokumente:

(i) nga entitet private;

(ii) të cilat janë konfidenciale dhe/ose përmbajnë të dhëna personale ose sensitive.

Sa më sipër, i kërkoj Bankës Suaj, dhe çdo përfaqësuesi, menaxheri, punonjësi, etj. të saj, që të mos përcjellë, shpërndajë, vëndosë në dispozicion të Komisionit Hetimor informacione të tilla, apo të kryejë veprime të tjera të ngjashme të cilat shkelin haptazi detyrimet ligjore të Bankës, si më sipër shpjeguar. Ju falenderoj paraprakisht për bashkëpunimin, Sinqerisht, Mirel Mërtiri.

g.kosovari

Next Post
Açka ‘nxehet’ me Nikollën: Nëse doni zgërlaquni para Ramës, ne nuk do ta lejojmë as me kryetarit tonë këtë

Açka 'nxehet' me Nikollën: Nëse doni zgërlaquni para Ramës, ne nuk do ta lejojmë as me kryetarit tonë këtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

April 6, 2026
Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

April 6, 2026
Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

April 6, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

April 6, 2026
Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

April 6, 2026
Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

April 6, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Maqedonia pa shqiptarët nuk është shtet, është rrezik

April 6, 2026
Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

April 6, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In