• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Balluku-opozitës: Na dhatë mundësinë të çmontonim njëherë e mirë gënjeshtrat tuaja

by
24/02/2022 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fjalën e saj nga foltorja e Kuvendit, Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku tha se në Komisionin Hetimor për Inceneratorët u çmontuan gënjeshtrat e opozitës. Tabaku u ndal edhe njëherë te shifra 430 mln euro, që sipas opozitës është shuma e vjedhur nga qeveria, ku tha se në fakt është e gjithë sa do kushtojë shërbimi i mbledhjes së mbetjeve për 30 vitet e ardhshme.

“Zona të mbushura me plehra, Sharra që digjej ditë e natë apo Porto Romano që dukej sikur nuk ishte diçka e vërtetë. Të kujtonte filmin ‘Apokalipto’. Duke patur këtë situatë qeveria Rama ndërmori një sërë masash. U ndërmorën një sërë veprimtarish e projektesh që sot japin rezultat e nuk janë thjeshtë inceneratorët që u damkosën për t’u kthyer në kalë beteje për opozitën. Nuk janë inceneratorët e turpit dhe as të 430 mln euro të Tabakut. Janë impiantete trajtimit të mbetjeve, që përfshinë një sërë procesesh. Energjia e prodhuar do shkojë në përdorim të Bahskisë së Elbasanit, Fierit dhe në 2025 edhe të Tiranës. E gjitha kjo u shumëzua me zero dhe u shpik numri fantastik i 430 mln euro, por në Komision kur i kërkuam i opozitës të thoshte nga doli kjo shumë, askush nuk mundi të përgjigjej. menduan se do na vinin me shpatulla pas muri, por nuk vihen ata që punojnë me shpatulla pas muri. 430 mln euro i shpikur i Tabakut është shifra totale që në 30 vitet e ardhshme, deri në 2047 do të jetë shifra që do paguhet për shërbimin e mbledhjes së mbetjeve. Tabaku ka përllogaritur a do kushtojë shërbimi i mbledhjes së mbetjeve për 30 vitet e ardhshme dhe tha kjo është shuma e vjedhur nga qeveria shqiptare. Kjo ishte çfarë dëgjuam, ndërsa dje në mëngjes doli një shifër e re 100 mln, një ulje, nga 430 shkuam në 100 pasi gjatë natës nuk dolën llogaritë. Ndoshta sot dalin me tjetër shifër, nuk e di. I bënë një nder të madh qeverisë e maxhorancës pasi na dhatë mundësinë të çmontonim njëherë e mirë gënjeshtrat tuaja”, tha Balluku.

Po ashtu Balluku u bëri thirrje deputetëve që të votojnë edhe projektligjin për aderimin e Shqipërisë në Konventën për mbrojtjen e anijeve nga dëmet me lëndë që nuk dëmtojnë mjedisin dhe biodiversitetin.

“Shqipëria ka në fokus çdo ligj e afron vendin tonë me kriteret e BE dhe ky projektligj shënon një hap para në mbrojtjen e gjallesave nënujore dhe rrjedhimisht të mjedisit. Projektligji është hartuar në përputhje me programin e Shqipërisë për integrimin në BE dhe është në zbatim të të gjitha konventave rajonale e ndërkombëtare në mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit. Sistemet antivegjetative janë lëndë që shërbejnë për të lyer fundin e anijes me qëllim parandalimin e ngjitjes së algave e molusqeve për të mos rrezikuar probleme teknike. Më parë anijet përdornin lëndë të rrezikshme si arseniku duke krijuar nëj rrezik për biodiversitetin. U gjet një sistem që nuk do lejonte ngjitjen e algave dhe molusqeve në fundet e anijeve dhe nuk do ishte i dëmshëm për mjedisin. Miratimi i këtij projektligji nuk do ketë pasoja financiare as për buxhetin e shtetit as kompanitë private që operojnë në këtë fushë. Ju bëj thirrje ta votoni këtë projektligj. Ky projektligj ka të bëjë me përmirësimin e kushteve mjedisore, siç kishte të bënte aksioni që qeveria ndërmori në 2013 ku u përball me gjithçka trashëgoi nga qeveria e mëparshme”, tha ministrja.

/b.h

Next Post
Ligji ushtarak nis armatosjen e popullsisë/ Presidenti i Ukrainës i drejtohet qytetarëve: Kush dëshiron armë mund të vijë t’i marrë

Ligji ushtarak nis armatosjen e popullsisë/ Presidenti i Ukrainës i drejtohet qytetarëve: Kush dëshiron armë mund të vijë t'i marrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In