• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisioni hetimor i PD për CEZ, Rama: Shqipëria do të dilte e shkatërruar, mirëkuptimi ishte zgjidhja e duhur

by Java News
29/12/2016 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama është paraqitur këtë të enjte në komisionin hetimor të CEZ, i ngritur nga PD në lidhje me hetimin e zgjidhjes së marrëveshjes mes shtetit shqiptar dhe kompanisë çeke. Në debat, kreu i këtij komisioni Edmond Spaho ka deklaruar se marrëveshja është arritur pa përfunduar procesi i negocimit, një vlerësim që Rama e ka kundërshtuar.

Rama ka deklaruar gjithashtu se marrëveshja ka qenë e imponuar, pasi qeveria Berisha e kishte përzënë me dhunë këtë kompani dhe në Arbitrazh ishte e sigurtë që Shqipëria do të humbiste çështjen dhe do të paguante një gjobë të majme.

Kryeministri është shprehur se është e vërtetë që çekët kanë bërë presion ndaj palës shqiptare, duke nënkuptuar se mund të vinin veton e tyre ndaj vendit për marrjen e statusit të vendit kandidat.

DEBATET

Spaho: Marrëveshja me CEZ ka qenë apo jo e paravendosur? A është e vërtetë që me deklarata donit t’i hidhnit hi syve publikut?

Rama: Jo, marrëveshja me CEZ nuk ishte e paravendosur.

Spaho: Zoti Rama është dakord me procedurën?
Rama: Jam shumë dakord

Spaho: Keni deklaruar se marrëveshja është arritur në 23 qershor. Edhe ju në Kuvend kur u miratua marrëveshja dhe ministri Gjiknuri, keni mbajtur të njëjtin qëndrim. Mua më rezulton se marrëveshja është arritur në 10 janar dhe 7 shkurt. Në takimin e parë në Vjenë, palët kanë paraqitur pretendimet. Pala shqiptare ka insistuar në mos uljen e humbjeve dhe moskryerjen e investimeve dhe në mosmbledhjen e detyrimeve. Mediatori, ju sugjeroj palëve që të sjellin dokumentacionin për këto pretendime në takimin e dytë. Sipas njoftimeve korrespondencë që qeveria ka shkëmbyer me avokatin, në 31 mars e ka njoftuar se marrëveshja ka përfunduar. Ndërkohë, sipas deponimeve të Zotit Gjinkuri, mund t’ju jap korrespondencën e avokatit. Midis periudhës 10 janar 7 shkurt Gjinkuri thotë: Mbi këto analiza është diskutuar me kryeministrin dhe kryetarin e Parlamentit.

Rama: Mbështes plotësisht atë që ka referuar këtu ministri Gjiknuri, dhe asgjë më shumë. E konfirmoj, s’kam asgjë për të shtuar.

Spaho: Ju konfirmoni se zgjidhja e marrëveshjes është bërë menjëherë në Vjenë.
Rama: Unë konfirmoj atë…

Spaho: Si rrjedhojë e disedimeve që keni bërë ju me ministrin e Energjetikes.
Rama: Jo, atë e thoni ju.

Spaho: E thotë Gjinkuri këtë jo unë. Ai thotë se: “Vendosëm që do ti japim CEZ mbi 100 mln euro
Rama: Konfirmoj atë që ministri Gjiknuri ia referuar këtu atë.

Spaho: Pra..
Rama: Praja është e juaja. Ajo që them unë është se ajo që ka referuar ministri e kam mbështetur.

Spaho: Ju keni marrë vendimin që në takimin e parë për ti dhënë CEZ mbi 100 mln euro.

Rama: E kuptoj pyetjen tuja, ndaj përgjigja ime është kjo, për shkak se nuk dua që të dalim nga konktesti duke cituar pjesërisht një proces që ka fillim, vazhdim dhe fund. Shpjegimin e ministrin nga A-ZH, i mbështes. Unë i lexoj për veten tuaj dhe ju timen. Nuk konfirmoj dot nxjerrjen nga konteksti të një fraze që ka vazhdim dhe fund.

Spaho: S’ju detyroj ju që të miratoni atë që them unë.
Rama: Ekzakt.

Spaho: Qëllimi është të nxjerrim të dhëna Ministri në Vjenë ka paraqitur pretendimet e veta të qeverisë. Ju keni marrë vendimin për t’ju dhënë 100 mln euro
Rama: Ky është konkluzioni juaj
Spaho: Jo e ka thënë ministri juaj Gjiknuri. Nëse ka gënjyer ministri është çështje e tij.
Rama: Përgjigja ime është që konfirmoj ato që ka thënë Ministri
Spaho: Po sqaroj dhe opinionin publik
Rama: Është konkluzioni juaj
Spaho: Keni lënë pas dore borxhet që CEZ i kishte shtetit shqiptar që i kishte pranuar zyrtarisht dhe kishte hartuar një skedulë për t’i shlyer
Rama: Ky është opinion, unë jam për t’iu përgjigjur pyetjeve
Spaho: Jo, i referohem dokumentave

Rama: Lexojmë të njëjtat libra dhe kemi këndvështrime të ndryshme. Unë ju them atë që unë di. Ajo që unë di është ajo që thashtë. Nëse nxirrni konkluzione mbi pikëpamjet tuaja, është e drejta juaj por po humbim kohë…

Spaho: S’po jap pikëpamjet por po citoj ministrin.

Shalsi: Dy alternativa janë sjellë në vëm : zgjidhja e mosmarrëveshjes me mirëkuptim dhe dërgimi në gjykatë. Pse gjykuat se zgjidhja zgjidhja e mosmarrëveshjes me mirëkuptim ishte zgjidhja më e përshtatshme, dhe pse nuk u ndoq me procedurë gjyqësore?

Rama: Kjo është shpjeguar vazhdimisht. Konteksi në të cilin ne morëm detyrën impononte një ndërhyrje sa më të shpejtë për një situatë të komplikuar. Mos harrojmë që në tetor të 2013 , humbjet ishin rreth 50%, që situata financiare ishte ajo që ishte dhe u detyruam të thërrasim zjarrfikësit e FMN-së, që Banka Botërore kërkonte me këmbëngulje një zgjidhje të shpejtë. Prandaj zgjodhëm zgjidhjen miqësore të konfliktit. Mbi të gjitha rrezikonim një kolaps energjetik dhe financiar, nuk kishim asnjë shans të merrnim mbështetjen për investime, por që i morëm dhe po i bëjmë falë kësaj zgjedhjeje.

Spaho: Në lidhje me këtë përgjigje, thatë që pozicioni i palës shqiptare ishte dobësuar, si e keni arritur këtë konkluzion, dhe a ju është sugjeruar të vazhdoni arbitrazhin nga palët që ishin pjesë e negociatave?

Rama: Pozicioni i shoqërisë shqiptare ishte dobësuar në mënyrë të pariparueshme. Pala tjetër, CEZ-i kishte çelur një proces pas një shpronësimi të dhunshëm të paligjshëm. Të gjitha rrethanat dhe arsyetimet e bëra me gjithë faktorët na dhanë këtë konkluzion i cili është mbështetur nga sekretariati i energjisë në Vjenë e kjo marrëveshje është bërë me prezencën e zv/drejtuesit të sekretariatit si palë e tretë në mënyrën më koherente të mundshme. Nuk besoj se sekretariati i energjisë do duartrokiste një marrëveshje që do ishte e dëmshme për publikun shqiptar.

Spaho: Këtë që nuk kishte asnjë shans për të fituar po e thoni ju. Pasi dhe avokati ndërkombëtar dhe dy firma ju kanë rekomanduar. Sipas llogarisë së tyre dëmi ishte 1 mln euro. Këtë e keni me dokumente të shkruara.
Rama:
Në dijeninë time ju më keni kërkuar atë që them unë. Ju jeni të lirë ta merrni në një mënyrë ose në një mënyrë tjetër. S’keni si të nënvizoni atë që them unë se unë e them. Këtë thoni ju, unë them atë që them unë.

Spaho:
Kush e mori vendimin
Rama:
I gjithë grupi që ishte përcaktuar për të marrë vendimin.

Spaho: U mor vendim politik tha Gjinkuri.
Rama:
Ministri Gjiknuri s’ka asnjë shans që të ketë thënë atë që thoni ju. S’ka asnjë shans, se spo hanim pula.

Spaho:
Nuk e di nëse ha pula ministri….
Rama:
Jeni ju në të drejtën tuaj që të përcaktoni se ku është ndodhur ministri. Unë ju them përsëri; konfirmoj çka thënë ministri, mbështes plotësisht atë çka është bërë dhe mbroj bindjen se me mënyrën se si u zgjidh ai konflikt Shqipëria fitoi. S’mund të bëjmë dakord për këtë gjë se ndryshme s’do ishte ngritut komisionit.

Spaho: E kishit këtë bindje përpara se të bëheshit kryeministër që CEZ-i kishte të drejtë se kishte ndodhur një shpronësim barbar në polici. E keni pasur këtë bindje mirëkuptimin me CEZ?
Rama: S’kam përgjigje tjetër
Spaho: Jeni konfirmuar nga avokati me një letër drejtuar juve pasi nënshkruat marrëveshjen: Më pas vumë re anomali.
Rama: Kush e thotë këtë?
Spaho: Avokati ndërkombëtar ua thotë juve
Rama: The online, po unë portalet nuk i lexoj
Spaho: E di, doni dhe t’i hiqni.
Rama: Nuk kuptoj termin “shitje publikut”
Spaho: Pyesni Gjiknurin
Rama: Nuk e kuptoj thelbin e pyetjes. A është shkruar letra në shqip? Se ne dhe kur vjen puna për shqip me zorr kuptohemi e jo më në gjuhë të huaj.

Tabaku: A është e vërtet që marrja e statusit të vendit kandidat u pengua dhe nga qeveria çeke?
Rama:
Është e vërtetë se pala çeke ka pasur pretendime serioze lidhur ndaj këtij problemi. Është e vërtetë që në prag të marrjes së statusit, qeveria çeke i ka shprehur seriozisht pretendimet të përzënies me polici nga Shqipëria.

Tabaku: Unë kam tre letra këtu që thonë dhe i drejtohen ministrisë së Energjisë: Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme çeke, pala çeke do jap ‘OK’ e saj për dhënien e statusit kandidat.
Rama:
Ju po ndani mendimi tim me mua.

Tabaku: nuk ju ndërprera zoti Dëshmitar. Pala Çeke vuri pengesë për statusin kandidat.
Rama:
Ajo që thash unë është ajo që thash unë. Mos interpretoni. Tani çfarë kërkoni tani nga ynë? Doni që unë të bëj konsensus me pyetet tuaja? Ku janë pyetet.

Tabaku: Pyetet i bëjnë me këtu. Unë bëra një koment.
Rama:
Komentet e para janë të tepërta, pasi këtë është komison.

Tabaku: Anëtarët e komisionit mund të thellohen me pyetet.
Rama:
Një minutë. Që ta bëjmë marrëveshjen e fjalës, kur thotë avokat Ngjela. Ju keni të drejtë që të thelloheni në pyete, por të bëni pyetje tjetër. Kjo është e paligjshme, pasi duhet të bëni pyete. Për rentabilitet bëni pyetje, referojuni pyetjeve, Mos thyeni inteligjencën time me pretendimet tuaja.

Tabaku:
E njëjta gjë është dhe për ne.
Rama:
Ka një ndryshim Zonja Tabaku. Nuk jemi njësoj, unë jam dëshmitari, respektoni dëshmitarin zonja Tabaku.

Spaho: Ka qenë kusht apo jo Çështja CEZ ?
Rama:
Është e vërtetë dhe nuk mendoj se është diçka për tu çuditura. Qeveria çeke ka pasur një pozicion logjik në raport me Shqipërinë për këtë çështje. A do të qëndronte qeveria çeke deri në fund në pozicionin bllokues sikur marrëveshja mos të ishte zgjedhur më parë. Këtë nuk e di. Ekziston mundësia që qeveria çeke të përdorte veton. Sugjestioni nga presioni sa i takon qeverisë çeke ka qenë zero. Kam informuar endet anëtare duke e quajtur të papranueshëm. I kam bërë të qartë dhe ambasadores çeke i kam thënë se nga unë dhe nga Shqipëria s’merrini asgjë. Mund të shkonte drejt vetos në rast se nuk bëhet marrëveshja, ose mund të ishte vetëm presion.

Spaho: Biem dakord për këtë se nuk e dimë se si do shkonte.
Rama:
Pala çeke ka qenë e zëshme se nëse nuk zgjidhjen kjo çështje; pozicioni jonë do jetë i pafavorshëm. Kam folur dhe në telefon me kryeministrin çek, por nuk më është folur në mënyrë të prerë për veton, por në mënyrë të tërthortë.

Spaho: Kjo është hera e parë që ju e dëshmoni.
Rama:
S’ma ka bërë këtë pyetje Blendi Fevziu, se do ja kisha thënë.

Spaho: Do ja thoni kur të shkoni herë tjetër. Ju thoni se jeni pasur presion të madh.
Rama:
Profesor ju lutem….

Spaho: Tjetër gjë para dy vitesh dhe tjetër gjë po thoni sot.
Rama:
Profesor, ju lutem…Nuk është ndryshim qëndrimi. Sot po ju them; nuk thash dhe nuk mendoj realisht që kushti ka qenë shprehimisht pa fleksibilitet. Mund të ndodhte që marrëveshja mos të bëhej. Mund të ishte sjell në mënyrë bllokuese qeveria çeke.

Next Post
Edita Tahiri mallkim për klubet serbe, kudo që rri u venë bombë

Edita Tahiri mallkim për klubet serbe, kudo që rri u venë bombë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot dorëzohen dosjet përfundimtare në Gjykatën Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së

Sot dorëzohen dosjet përfundimtare në Gjykatën Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së

January 19, 2026
VIDEO-Përmbytet burgu i Durrësit, shkon për vizitë ministri i Drejtësisë! Lamallari drejt hyrjes me çizme

U komandua javën e kaluar pas arratisjes së Altin Ndocit, drejtori i burgut të Durrësit pëson hemorragji cerebrale

January 19, 2026
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

Tragjedia hekurudhore në Spanjë/ Rama mesazh ngushëllimi: Mendimet tona janë me ata që kanë humbur të dashurit e tyre

January 19, 2026
Spartak Ngjela: Saliu është një mbeturinë kombëtare, presim të reja nga SPAK mbi procesin e Berishës

Ngjela flet për polemikën Rama-Mitsotakis për trashëgimtarët e Platonit: Grekët erdhën nga Anadolli në Greqi…, aty gjetën shqiptarët

January 19, 2026
Të kërkuar nga UNMIK, arrestohen në Tiranë dy persona, do të ekstradohen në Kosovë

Të kërkuar nga UNMIK, arrestohen në Tiranë dy persona, do të ekstradohen në Kosovë

January 19, 2026
Kryeministrja daneze: Evropa refuzon shantazhin e Trump për Groenlandën

Kryeministrja daneze: Evropa refuzon shantazhin e Trump për Groenlandën

January 19, 2026
Sot seanca paraprake për dosjen “Veliaj”, çfarë pritet të ndodhë në GJKKO

Sot seanca paraprake për dosjen “Veliaj”, çfarë pritet të ndodhë në GJKKO

January 19, 2026
Kryebashkiaku i Minneapolis: Qyteti është “nën rrethim”, po përballemi me intimidim nga vetë qeveria

Kryebashkiaku i Minneapolis: Qyteti është “nën rrethim”, po përballemi me intimidim nga vetë qeveria

January 19, 2026
Nga Konferenca e Kryetarëve te seanca plenare, Kuvendi hap sot sesionin e ri

Nga Konferenca e Kryetarëve te seanca plenare, Kuvendi hap sot sesionin e ri

January 19, 2026
“Ministri qokash!” Xhelal Mziu sulmon Bajram Begajn: President kukull, dekretove Diellën

Mziu sulmon Salianjin: Unë mbledh dy herë më shumë njerëz, por s’më jep televizori! Ai është patericë e Ramës

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In