• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisioni Hetimor i 25 Prillit / Gjylameti: Rama nuk e ka problem të dëshmojë! Duam të dalë e vërteta!

by A R
03/11/2021 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, tha në Ditarin e mëngjesit në A2 CNN se kryeministri Edi Rama nuk e ka problem të dëshmojë në komisionin hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, të ngritur me kërkesë të opozitës. “Nuk ka nevojë të dalësh në media e të thuash se do të thërrasësh me forcë kryeministrin, sepse Edi Rama e ka treguar se nuk e ka problem të shkojë”, tha Gjylameti.

Ajo shtoi se synimi kryesor i PS në këtë komision është që të hetohen pretendimet e opozitës, dhe të dalë e vërteta. Por ajo hedh dyshime mbi synimet e opozitës në këtë komision. “Duket se më shumë duan të justifikojnë atë që ka ndodhur, sesa të vërtetën. Shpresoj të kthehemi në normalitet dhe në fund, opinioni të marrë përgjigjen që pret, të vërtetën për zgjedhjet e 25 prillit.  Në fund të ditës, populli foli qartë. Fitues i zgjedhjeve është PS. Na duhet që problemet që ngre edhe raporti i OSBE/ODIHR të adresohen në kodin zgjedhor. Ne duhet të jemi gardianët e Kushtetutës, jo ta shkelim atë. Çdo gjë që kërkohet në respekt të ligjit, do të votohet”, tha Gjylameti.

Deputetja socialiste, njëherësh edhe relatore për projektligjin e buxhetit të vitit 2022, e quajti atë “një nga buxhetet më ambiciozë të shtetit shqiptar”. “Sepse jo vetëm tenton të rikthejë edhe një herë sipas rregullit të artë fiskal, si duhet të funksionojë buxheti i shtetit, duke tentuar të ulë borxhin publik pas dy vitesh të vështira, dhe të rregullojë financat e vendit duke parë nga e ardhmja. Të ardhurat synohet të rriten nga sektorët kyç, si bujqësia, turizmi, apo investimet në sektorin e digjitalizimit”, tha ajo.

/a.r

Next Post
Vrasja në Laç, drejtori i krimeve: Po punohet në disa pista, kryesisht dyshohet për hakmarrje

Vrasja në Laç, drejtori i krimeve: Po punohet në disa pista, kryesisht dyshohet për hakmarrje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

April 5, 2026
“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

April 5, 2026
Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

April 5, 2026
Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

April 5, 2026
Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In