• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave, kusht Reforma në Drejtësi

by Java News
09/11/2016 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë. “Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm dhe Komisioni rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë. Por kusht vjen reforma në drejtësi, ose Vettingu apo ligji për vlerësimin e prokurorëve e gjyqtarëve”, u shpreh komisioneri per zgjerimin, Johanes Hahn.

Komisioni Europian publikoi sot progres-raportin për Shqipërinë, i cili ishte më pozitivi që ka marrë ndonjëherë vendi ynë, përpos zbatimit të ligjit të Vetingut, i cili është ankimuar dhe kundërshtuar nga gjyqësori, PD dhe Presidenti i Republikës.

Raporti prej 90 faqesh flet kryesisht për progres, dhe se pritet të rekomandohet hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Komisioni Evropian rekomandon çeljen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke hedhur poshtë kushtet e Partisë Demokratike për bllokimin dhe shtyrjen e procesit në kalendat greke.

“Komisioni rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë”, thuhet në përmbledhjen e raportit . Konkretisht, Brukseli ka rrëzuar kushtet e opozitës për luftën ndaj kanabisit, zbatimin e dekriminalizimit dhe zgjedhjet e lira në 2017, por ka kërkuar me forcë zbatimin e ligjit të Vetingut, për spastrimin e drejtësisë nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar.

Në përmbledhjen e raportit prej 90 faqesh të Komisionit Evropian mbi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE. Raporti që do të publikohet dhe miratohet sot nga Komisioni Evropian, rekomandon çeljen e negociatave për Shqipërinë, duke vlerësuar kësisoj reformat e qeverisë “Rama”, të cilat kanë mundësuar plotësimin e 5 prioriteteve kyçe.

Por, raporti i Komisionit Evropian është një shuplakë e dyfishtë për Partinë Demokratike. Së pari, raporti hedh poshtë të gjitha kushtet dhe pretendimet e PD për kanabisin, dekriminalizimin dhe rrezikun e pretenduar të zgjedhjeve të ardhshme.
Së dyti, Brukseli kërkon zbatimin me urgjencë të ligjit të Vetingut, ligj i cili po tentohet të sabotohet nga Partia Demokratike, me anë të Gjykatës Kushtetuese, Presidentit të Republikës dhe një grupi gjyqtarësh dhe prokurorësh.

Raporti
“Shqipëria ka vijuar të bëjë përparim të qëndrueshëm drejt përmbushjes pesë prioritetet kyçe për hapjen e negociatave për anëtarësim. Ndryshimet kushtetuese u miratuan njëzëri në korrik 2016, duke filluar një proces të plotë dhe gjithëpërfshirës të reformës së sistemit gjyqësor. Ky proces do të përfshijë një ri-vlerësim të thelluar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Reforma e administratës publike ka vijuar të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme. Po punohet për krijimin e të dhënave solide të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të drejtat themelore në vend vazhdojnë të respektohen gjerësisht. Në funksion të progresit të mësipërm në zbatim të prioriteteve kyçe, punë e cila duhet të vazhdojë, sidomos në progresin e besueshëm dhe të prekshëm në zbatimin e reformës në drejtësi, në mënyrë të veçantë të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (Vetingut), Komisioni rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë”, thuhet në përmbledhjen e raportit.

Next Post
Përmbytjet/ Qindra hektarë tokë nën ujë në Veri, Drini në pikën kritike

Reshjet, priten përmbytje të tjera, 3500 forca në terren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In