• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisionet parlamentare debatojnë me sarkazmë, Bregu fton Abazin: Hajde bërtiti njëherë BE-së

by Aalison Pearse Stevens
14/09/2016 08:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbjellja e kanabisit dhe zgjedhjet në Dibër kanë qenë dje temat kryesore të debatit politik në komisionet parlamentare.

Gjatë mbledhjes në Komisionin e Sigurisë, ku diskutohej projektligji “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike ose psikotrope”, Flamur Noka ka dhënë një argument krejt ndryshe pse Policia e Shtetit po asgjëson kaq shumë parcela droge. Sipas Nokës, fara e kanabisit e importuar nga Vietnami, e mbjellë nga të besuarit e Saimir Tahirit, ka qëlluar “mashkull”, ndaj ka prodhimtari të ulët, shkruan “Panorama”.

Kjo deklaratë e Nokës ka sjellë edhe reagimet e deputetëve të maxhorancës të Komisionit të Sigurisë, të cilët kanë shprehur habi për njohuritë e tij për cilësinë e tokës, madje dhe të farave të hashashit. Noka po ashtu akuzoi drejtorin e Policisë së Dibrës, Robert Aga, se ka mbjellë një parcelë me 12 dynym hashash dhe e ruan me polici.

Por në kundërpërgjigje, socialistët i kanë kujtuar opozitës humbjen e zgjedhjeve në Dibër, dhe se rastet e kanabisit duhet t’i denoncojnë në Prokurori. “Zoti Noka, ti je deputet, çoje çështjen në Prokurori, dhe të mos merresh me shefin e Komisariatit Robert Agën, se paska sjellë humbjen e PD-së në Dibër”, iu drejtua Xhemfal Qefalia.

KORRJA

Zv.ministri i Brendshëm, Stefan Çipa, tha se në vitin 2015 korrja e kanabisit ka arritur në nivelin e 99.6 për qind, por për Nokën kjo ishte për shkak të rendimentit të ulet.

“Po thua që keni korrur shumë? Po Stefan, keni korrur se fara vietnameze që futën vartësit e shefit tënd në Republikën e Shqipërisë rezultoi në shumicën dërrmuese të saj joproduktive dhe mashkull. Kanabis mashkull dhe ai u korr. Janë korrur arat e atyre që s’kanë paguar 30% e taksës”, tha Noka.

Ndërkohë që deputeti tjetër i PD-së, Keltis Kruja, ka dhënë një argument ekonomik, duke kërkuar përgjigje pse ka rënë çmimi i kanabisit në treg, ndërkohë që po asgjësohet kaq shumë. Por kjo deklaratë është shfrytëzuar nga Spartak Braho, i cili ka kërkuar këshillim nga deputeti Kruja nëse ka leverdi apo jo mbjellja e hashashit. “Për Saimirin ka leverdi”, iu përgjigj deputeti Kruja.

INTEGRIMI

Ndërkohë që në Komisionin e Integrimit, Majlinda Bregu, duke iu referuar zgjedhjeve në Dibër dhe fjalimit të deputetit Sadri Abazi gjatë fushatës elektorale, propozoi që deputeti i PS-së të përfshihet në grupin negociator për të çelur negociatat me BE-në.

Majlinda Bregu

Majlinda Bregu

Bregu tha se fjalimi karizmatik i Sadri Abazit, që i dha fitoren PS-së në Dibër, duhet të shoqërohet dhe me një thirrje që ky i fundit t’ia bëjë Bashkimit Europian për anëtarësim. Por Sadri Abazi ka deklaruar se qytetarët e Dibrës u shprehen me votë, dhe se fitorja në Dibër ishte e Partisë Socialiste dhe e Edi Ramës.

DEBATET

Flamur Noka:  Shefi i Komisariatit të Dibrës, Robert Aga, është marrë vetë me mbjelljen e kanabisit në përroin e fshatit Grezdan, 12 dynym të mbjellë me hashash. I kam parë vetë, s’ka nevojë të m’i thotë njeri. Këto janë mbjellë në tokën e shefit të Komisariatit dhe kishte lënë një punonjës policie që ta ruante. E korri të nesërmen që shkova dhe e pashë unë. Jo të gjithë policët janë të përfshirë, vetëm ata policë të besuar të lidhur me shefin dhe ministrin. Kontributi i policëve, përveç korrjes, vaditjes, është dhe vjelja e taksës, 30%. E nisin që nga inspektorët e zonës deri te shefi i Komisariatit dhe deri te ministri vjen 30%. Po thua që keni korrur shumë? Po Stefan, keni korrur se fara vietnameze që futën vartësit e shefit tënd në Republikën e Shqipërisë rezultoi në shumicën dërrmuese të saj joproduktive dhe mashkull. Kanabis mashkull dhe ai u korr. Janë korrur arat e atyre që s’kanë paguar 30% të taksës.

Xhemal Qefalia: Njohja që ka zoti Noka për strukturën e tokës, llojin e farës së kanabisit, është një afatësim që shkon përtej profesionit të tij si mjek. Është për t’u vlerësuar kjo. Duhet t’i japim mbështetje policisë dhe në raste të tilla. Thotë zotëria që kam parë parcela, zotëri ti je deputet, çoje çështjen në Prokurori, dhe të mos merresh me shefin e Komisariatit Robert Agën, se paska sjellë humbjen e PD-së në Dibër.

Keltis Kruja: Po ju jap një shembull ekonomik: meqë shkatërrimshmëria e kanabisit qenka në nivelin 99.6 për qind, si ka mundësi që është ulur çmimi se këtë s’e kuptoj?!

Xhemal Qefalia: Ç’hyn çmimi? Ti tregtar je, që thua është ulur çmimi?

Keltis Kruja: O Xhemal, tregtarët i dinë shumë mirë çmimet e veta. Por çdo qytetar që ulet në tavolina na tregon eksperiencat e qeverisë suaj. Sa për Dibrën, do t’ia shihni hajrin Bashkisë së Dibrës, se s’e keni ftuar ju, në fakt…

Spartak Braho: Përfundimisht, mbjellja ka leverdi? S’e morëm vesh punën e leverdisë? Keltis Kruja: Për Saimirin ka leverdi…

Debati te Komisioni i Integrimit

Majlinda Bregu: Duke pasur parasysh fjalimin karizmatik të Sadriut në Dibër, unë do të isha e mendimit që të njëjtën thirrje t’ia bënte dhe BE-së për çeljen e negociatave…(qesh)

Sadri Abazi: Qytetarët e Dibrës e dhanë përgjigjen.

Majlinda Bregu: Po mirë mo mirë, do të vish të drejtosh Komisionin e Integrimit? Bëju një thirrje si ajo e Bashkimit Europian, mbase reagojnë në të njëjtën mënyrë…

Sadri Abazi: Qytetarët e dhanë përgjigjen, të mos merremi më me atë çështje.

Majlinda Bregu: Mirë pra, pas suksesit të Sadriut në Dibër, t’i kthemi mbledhjes së Komisionit…

Sadri Abazi: Suksesi ishte i Partisë Socialiste, i Edi Ramës.

Debati te Komisioni i Ligjeve

Arben Ristani:  Tani që ishim në Dibër, shqetësimi i fshatarëve ishte se nuk shkonin dot në mal për të prerë dru sepse bandat e trafikut të drogës nuk i linin. Shqetësimi i dytë ishte se nuk vadisnin dot fushat me ujë se u kishte ndërruar rrjedha e ujit për të shkuar tek arat e drogës…

Ulsi Manja: Unë s’i di ku i kanë parë këta fshatarët të dilnin tek ara, apo s’i linte kush të bënte dru. Këta i paskan parë, kurse unë dhe kolegët e mi të maxhorancës nuk i paskemi parë. Janë dy gjëra, ose këta i kanë sytë me infra të kuqe e shohin përtej malit, ose unë jam qorr. Por, në fakt, unë dalloj shumë edhe larg, edhe afër. Të mos bëhen përgjithësime të tilla pa baza reale…

Arben Ristani: E keni kthyer Shqipërinë në Kolumbi dhe turp t’ju vijë për gjendjen që keni katandisur vendin. Në fyt kanë për t’ju ngelur ato paratë e trafikut të drogës.

Panorama/d.i.

Next Post
Kosovë, pengesë për sukseset e projekteve të BE-së

Kosovë, pengesë për sukseset e projekteve të BE-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vetëm Berisha ka qenë dy herë atje për vizitë”, Mediu: Kush tha që Edi Rama shkon në Shtëpinë e Bardhë

Rama në SHBA, reagon Mediu: Vizitë normale! S’ka asgjë të veçantë që u takua me Trumpin

February 20, 2026
LIVE! Nis protesta e tretë kombëtare e PD, më shumë se 1300 efektivë në terren

LIVE! Nis protesta e tretë kombëtare e PD, më shumë se 1300 efektivë në terren

February 20, 2026
VIDEO NGA DRONI / Ja pjesëmarra para Kryeministrisë në protestën e Berishës

VIDEO NGA DRONI / Ja pjesëmarra para Kryeministrisë në protestën e Berishës

February 20, 2026
Çupi: Diplomacia, një nga kolonat e shtetit. Në Shqipëri nuk është formuar ende si institucion

“Berisha helm i gjallë”/ Çupi: PD edhe në qeveri edhe në opozitë vetëm djeg dhe vret

February 20, 2026
Skandal në Europa League/ Tifozët e Lille vendosin hartën e Kosovës në flamurin serb, klubi i falenderon

Skandal në Europa League/ Tifozët e Lille vendosin hartën e Kosovës në flamurin serb, klubi i falenderon

February 20, 2026
NATO mblidhet në Poloni, diskutohet mbi kërcënimet hibride dhe mbështetjen për Ukrainën

NATO mblidhet në Poloni, diskutohet mbi kërcënimet hibride dhe mbështetjen për Ukrainën

February 20, 2026
“Ish-deputeti i PS mori 6 mln euro, ish ministri i PD mori 3 mln euro”/ Murrizi: Te Bankers, i kanë ngjyer duart të gjithë!

“Ç’janë këto koalicione me Metën e Idrizin?”, Murrizi: Enturazhi rreth Berishës të qërohet një orë e më parë

February 20, 2026
Reshjet çajnë aksin Librazhd–Prrenjas, qytetarët: Katastrofë! Urojmë mos të ndodhin aksidente

Reshjet çajnë aksin Librazhd–Prrenjas, qytetarët: Katastrofë! Urojmë mos të ndodhin aksidente

February 20, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Plagosja me armë në ‘Rrugën e Kavajës’, ja kush është personi që qëlloi Akil Kokaxhiun

February 20, 2026
Kadare, Chronotope-ja që ka ngrirë tri minuta të një epoke

Protagonizmi nacional-romantik i Edi Ramës

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In