Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka zhvilluar një takim me deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, mbështetëse e krahut të Sali Berishës, ku e ka bërë të qartë që roli konsultativ i parlamentit është kyç për procesin e negociatave.
Në njoftimin në platformën X, Varhelyi shkruan se në këtë drejtim, opozita ka një rol të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
“Me deputeten Albana Vokshi, diskutuam raportin e OSBE/ODIHR 2023 për zgjedhjet lokale dhe Raportin e Zgjerimit 2023. Roli konsultativ i Parlamentit në procesin e negociatave të anëtarësimit është vendimtar dhe angazhimi konstruktiv i opozitës është kyç”, thuhet në njoftim.