14 apo 15 janari janë dy datat e mundshme të vizitës së Komisionerit Evropian për Zgjerim Johannes Hahn në Shkup, njoftoi Alsat-M.
Nga Komisioni Evropian nuk u dhanë detaje për datat e vizitës, por vetëm konfirmuan se ai pritet të qëndrojë në Shkup këtë muaj.
Hahn shkon për vizitë në Maqedoni për të inspektuar zbatimin e deritanishëm të Marrëveshjes së Përzhinos si dhe të shohë, nëse ka përparim në zbatimin e reformave me prioritet urgjent të cilat Brukseli i kërkoi para disa muajve.
Disa ditë para tij, në Shkup për vizitë do të qëndrojnë tre euro-deputetët Eduard Kukan, Ivo Vajgël dhe Riçard Hovit, të cilët duhet ta përshpejtojnë procesin e zbatimit të marrëveshjes.