• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisioneri Hahn: Serbisë i duhet të arrije marrëveshje me Kosovën për t’iu bashkuar BE-së deri në 2025

by Java News
07/02/2018 22:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Serbia duhet të arrijë një marrëveshje mbi normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën nëse dëshiron t’i bashkohet bllokut, deklaroi të mërkurën në Beograd Komisioneri i BE-së për zgjerimin Johannes Hahn.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç, Hahn theksoi se Bashkimi Europian nuk do të importojë asnjë mosmarrëveshje bilaterale të pazgjidhur me vendet e reja anëtare të ardhshme.

“Bashkimi Evropian nuk mundet dhe nuk do të importojë probleme bilaterale. Serbia duhet të mbyllë dhe të zbatojë në mënyrë të pakthyeshme një marrëveshje ligjore me Kosovën para se t’i bashkohet BE-së. Kjo gjithashtu mund të shihet si një mundësi sepse konfliktet e pazgjidhura të kufinjve nuk janë asnjëherë një gjë e mirë për asnjë vend”, tha zyrtari i lartë i BE-së.

Komisioneri Hahn vizitoi Beogradin një ditë pasi Komisioni Europian prezantoi strategjinë e zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor që parashikon se Serbia dhe Mali i Zi mund të jenë vendet e para që do t’i bashkohen bllokut në 2025 nëse plotësojnë të gjitha kushtet e nevojshme dhe zbatojnë reformat.

Nga ana e tij Presidenti Serb e vlerësoi strategjinë e BE-së si një mundësi për integrimin e Serbisë ndërsa e përshkroi një marrëveshje me Kosovën si një ‘mal me pengesa’ e cila mund të arrihet vetëm nëse ‘çdokush humbet diçka’.

“Qytetarët e Serbisë duhet të vendosin nëse e shohin të ardhmen e tyre në Europë, për të cilën ju duhet të paguajnë një çmim të shtrenjtë, ose ne mund të vazhdojmë kështu, në bisht të Evropës”, deklaroi lideri serb.

Next Post
Ish-presidenti i PE, Schulz bën thirrje për formimin e “Shteteve të Bashkuara të Evropës”

Martin Schulz jep dorëheqje si kryetar i SPD'së, bëhet ministër i Jashtëm i Gjermanisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

April 6, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

April 6, 2026
Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

April 6, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In