Në raportin e tij për lirinë e medias në Ballkanin Perëndimor, komisioneri për zgjerim, Johanes Hahn tha se situata e mediave po përkeqësohet. Eurokomisioneri foli gjatë konferencës së mbajtur në Bruksel, në lidhje me lirinë e medias, të titulluar Speak Up 3.
Ambasadori i i OSBE-së në vendin tonë Florian Raunig, i pranishëm në konferencë tha se liria e mediave arrihet kur ato janë të pavarura. Sakaq, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka lëshuar një mesazh për politikanët e Ballkanit nga kjo konferencë dukë thënë se, “Ata duhet të mësojnë të jetojnë me kritika”.
Duke folur për situatën në Turqi, eurodeputetja Lunacek theksoi se “Ne nuk do të heshtim mbi shkeljet e të drejtave të njeriut para dhe pas zgjedhjeve atje. Të drejtat e njeriut nuk janë gjëra që fshihen nën qilim”.