• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Komisioneri Hahn dhe Daçiç merren me deklaratat e Ramës dhe Thaçit për bashkim

by Java News
25/04/2017 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të hënën në Bruksel zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, dikur bashkëpunëtor i ngushtë i diktatorit serb, Slobodan Milosheviç, kur këta tentonin të realizonin projektin e Serbisë së madhe, është shprehur se si duhet shikuar nga e ardhmja e Ballkanit në BE e jo nga e kaluara.

Ai, herë seriozisht e herë duke u tallur, ka folur për deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për bashkimin e shqiptarëve. Edhe komisari Johannes Hahn, i cili ka pasur takim me zëvendëskryeministrin e Serbisë, Daçiq, pasi ka lavdëruar Serbinë për “rolin konstruktiv në rajon”, ka dënuar ato që i ka quajtur “deklarata nxitëse” për ndryshimin e kufijve (duke iu referuar deklaratave të Ramës dhe Thaçit) dhe ka thënë se me deklarata të tilla nuk mund të arrihet asgjë, se duke kërcënuar BE-në ato deklarata mund t’u “kthehen si goditje vetë atyre që i kanë dhënë ato”, shkruan Koha Ditore.

Hahn ka rikujtuar se në takime të përbashkëta liderët e rajonit janë pajtuar për sjellje konstruktive dhe për mbështetjen e njeri-tjetrit në rrugën evropiane.

“I shpreh mirënjohje Serbisë për rolin konstruktiv në rajon dhe dua të shpreh zhgënjimin tim për disa deklarata nxitëse nga disa liderë në rajon. Deklaratat e tilla që mund të konsiderohen si ndërhyrje në shtetet fqinje dhe të nënkuptojnë ndryshimin e kufijve janë të papranueshme, janë më shumë sesa të panevojshme dhe janë kundërproduktive”, ka thënë komisari evropian për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit, Johanes Hahn. (b.an)

Next Post
Newcastle me Benitez rikthehet në Premier Ligë

Newcastle me Benitez rikthehet në Premier Ligë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

March 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi në PD nuk janë ata që janë me Berishën, por ata që janë dorëzuar tek Berisha

March 18, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

DASH, kabllogram Ambasadave amerikane në botë: Përgatituni për situata emergjente

March 18, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë do të thotë drita jeshile e Brukselit për raportin e ndërmjetëm mbi Shqipërinë?

March 18, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

March 18, 2026
Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

March 18, 2026
Nga radarët e kamerat, tek rrjeti i sensorëve/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

Nga radarët e kamerat, tek rrjeti i sensorëve/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

March 18, 2026
Bien ndjeshëm kërkesat nga shqiptarët për azil/ Eurostat: Zgjedhin punësimin përmes lejeve të punës

Bien ndjeshëm kërkesat nga shqiptarët për azil/ Eurostat: Zgjedhin punësimin përmes lejeve të punës

March 18, 2026
Heqja e masave ndëshkuese nga BE, Kosova pret 205 milionë euro fonde

Heqja e masave ndëshkuese nga BE, Kosova pret 205 milionë euro fonde

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In