Mazhoranca në Konferencën e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesën e grupit parlamentar demokrat të kryesuar nga Enkelejd Alibeaj për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për investimet strategjike.
Kjo është hera e dytë që Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e grupit të PD, për ngritjen e Komisionit të hetimor për investimet strategjike.
Kryetari i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj e quajti skandaloz këtë vendim. Ai tha se PD do të ndjekë të gjithë rrugët deri në fund.
“Ne do t’i bëjmë me dije të gjitha arsyet reale të rrëzimit të kërkesës sot”, tha Alibeaj.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar për herë të tretë kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike. PD kërkon ngritjen e këtij komisioni pasi sipas tyre ka dyshimet për abuzime dhe klientelizëm për projektet strategjike.
Kërkesa është firmosur nga 35 deputetë të opozitës, mes tyre edhe ish-kreu i PD-së Luzlim Basha. Ajo çfarë vihet re është se deputetja Ina Zhupa ka tërhequr firmën e saj që pas bashkimit me grupin e Sali Berishës, ndërkohë që në kërkesën e parë drejtuar Kuvendit ajo ishte një prej firmëtarëve.
g.kosovari