Vrasja e Artan Cukut, kishte kohë që ishte planifikuar dhe për këtë, personi që ka dashur të vdekur ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, duket se ka paguar një vrasës me pagesë.
Në një video të publikuar nga policia e Tiranës, duket qartë autori i krimit, i cili i veshur sportiv dhe me doreza, vrapon ngadalë teksa largohet nga zona e krimit. Vrasësi i kishte kushtuar shumë rëndësi këtij ekzekutimi, pasi jo vetëm do të eleminonte një ish-funksionar të lartë policie, por dhe kishte studjuar me detaje, çdo lëvizje të tij,madje ishte përshtatur në veshje, si një vrapues i zakonshëm i zonës së liqenit.
Sipas policisë me këtë veshje dhe mënyrën se si është larguar vrasësi, të linte përshtypjen se ai ishte një vrapues që po kthehej si shumë vrapues të tjerë, nga zona e liqenit. Autori ende i paidentifikuar nga policia, ka qëndruar në hollin e pallatit ku pikërisht sapo Cuku, ka hipur në ashensor është qëlluar më armë zjari, plot pesë herë. Vrasësi ka qëlluar me dy pistoleta, tip “Bereta” dhe “Gllok”, duke u larguar më pas me shumë shpejtësi mes personave që ktheheshin nga vrapi apo ecja e darkës në zonën e liqenit Artificial. Rruga e “Kosovarëve” në Tiranë, frekuentohet shpesh vrapuesit në orët e mbrëmjes, të cilët kthehen në shtëpi.
Vrasësi mund të jetë nga Kosova
Videoja është filmuar nga kamerat e sigurisë së pallatit ku duket mjaft qartë autori i cili largohet me një vrap të lehtë nga vendi i ngjarjes. Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që të identifikojnë autorin e vrasjes së Cukut. Ajo ka vënë në dispozicion numrin e celularit 0694110299 ku mund të kontaktojë çdo qytetar i cili ka parë autorin. Më herët policia ka ofruar një shpërblim prej 3 mln lekësh për çdo person i cili do të jap informacione të vlefshme mbi vrasjen e ish-kreut të Policisë. Autori është me dorashka, shall, kapele, atlete dhe tuta sportive siç mund ta shihen dhe në këto foto. Ai është i gjatë rreth 1.70 dhe në bazë të dëshmisë së gruas së Cukut dhe administratorit të pallatit, autori kishte një theks verior.Dyshimet flasin se personi që ka qëlluar ish-funksionarin e lartë të Policisë së Shtetit, mund të ketë qënë një vrasës me pagesë nga Kosova. Vrasësi është parë nga administrator i pallatit, pak para momentit të vrasjes teksa qëndronte i ulur tek shkallët e pallatit. I pyetur nga administratori, autori është përgjigjur se po priste dikë për t’i dhënë çelësat e shtëpisë.Mirëpo pas kësaj biseda, sapo administrator ka shkuar në shtëpi, ai u ka thënë policisë se ka dëgjuar të shtëna me armë, dhe teksa zbritur poshtë ka konstatuar trupin e Artan Cukut të shtrirë në hollin e pallatit.
“Që në 2005, u pajtuam me Cukun pas vdekjes së vëllait”
Vllezërit e Agim Dakës, 25-vjeçarit të vetëvrarë në 2005 në zyrën e Artan Cukut, janë marrë gjatë në pyetje në policinë e Tiranës. Bujar dhe Flori Daka për 5 orë kanë dhënë dëshminë e tyre, duke deklaruar dhe këmbëngulur se ata nuk kanë pasur asnjë gisht në vrasjen e Cukut në Tiranë. Në fakt dy vllezërit janë shoqëruar nga policia e Shkodrës në ambjentet e një lokali në këtë qytetet. Më pas ata janë transportuar në Tiranë, ku janë marrë në pyetja përgjatë gjithë natës.Dy vllezërit kanë pranuar se kanë pasur një konflikt me familjen e Artan Cukut, pasi në zyrën e këtij të fundit është vetëvrarë vllai i tyre Agim Daka.
Por sipas vllezërve megjithë kontradiktave dhe problemeve që kanë pasur me Artan Cuku, ky konflikt është sheshuar dhe dy familjet kanë pirë kafet e miqësisë, duke u bërë miq.Sipas tyre ky konflikt është mbyllur që prej 2015 dhe 12 vjet nuk ka pasur asnjë incident mes tyre.Por pavarësisht deklaratave të pjesëtarëve të familjes Daka se ato nuk kanë gisht në ekzekutimin e oficerit të lartë të policisë Artan Cuku, pasi sipas tyre ai ishte betuar sipas rregullave kanunore, se nuk kishte gisht në vdekjen e djalit të kësaj familjeje, grupi hetimor po punon akoma mbi pistën e gjakmarrjes.Në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për vrasjen e ish-drejtorit të policisë Artan Cuku, policia e Tiranës ka marrë një sërë masash, duke sekuestruara dhjetëra pamje filmike të lokaleve dhe bizneseve afër zonës.Nga kqyrja e filmimeve një nga autorët është filmuar nga një kamër sigurie teksa rrinte pranë pallatit ku banonte ish-drejtori i policisë Artan Cuku. Ai ka qenë i veshur me rroba sportive dhe në kokë mbante një kapele. Ka qëndruar rreth 15 minuta në hyrjen e pallatit dhe jashtë tij deri kur ka parë të afrohet Artan Cuku. Me pas ai është futur në pallat ku ka pritur të futet Cuku. Sipas policisë, Cuku është futur në pallat dhe ka marrë ashensorin për tu ngjitur në katin e tretë aty ku banonte. Sapo është futur në ashensor, ai është qëlluar nga pas me pistoletë. Më pas është kthyer dhe ka tentuar të largohet. Ka dalë nga ashensori dhe është konfliktuar me autorin.Në vendngjarje policia ka gjetur veç 5 gëshojave 7.5mm edhe dy të tjera 9 mm, të cilat janë dërguar për ekzaminim. Këto të fundit përdoren për pistoletë të tipit “Beretë” dhe “Glok”. Por nuk dihet se kujt e ka qenë pistoleta me të cilën është gjuajtur dy herë pasi në vendgjarje nuk është gjetur asnjë armë.Policia ka sekuesteruar gëzhojat ku do ti bëhet ekspertiza.
Dëshmia në polici Gruaja: Kur ishte me familjen, Tani s’mbante asnjëherë pistoletën
Bashkëshortja e Artan Cukut, e marrë në pyetje për këtë ngjarje nuk ka qënë në gjëndje të jepte një përshkrim të njërit prej autorëve që ajo kishte parë, teksa qëndronte në hollin e pallatit, aty ku ai i kishte zënë pritë burrit të saj. Gruaja e Cukut, u ka thënë efektivave të policisë së Tiranës se bashkëshorti kishte kohë që nuk mbante pistoletë me vete. Madje edhe kur ka qënë në detyrën e drejtorit të policisë, ai armën nuk e mbante kur ndodhej me familjes. Pyetja e saj është bërë vetëm pak minuta,pasi nuk ka qënë në gjëndje të mirë shëndetësore të qëndronte gjatë dhe të jepte deklarime.