Në emisionin “Wake Up” në Top Channel në moderimin e Blendi Salaj, Enxhi Nasufit dhe Neada Muçaj si çdo ditë flitet dhe për ngjarjet më të fundit që zhvillohen brenda shtëpisë së Big Brother.
Blendi Salaj: Nëse ti thua diçka që njerëzve nuk iu pëlqen atëherë… Për shembull unë dje mora dy kërcënime me vdekje për gjërat që kemi thënë këtu nga fansat e njërit prej banorëve atje mos e zë në gojë se mos marr më shumë kërcënime për familjen, kërcënime të cilat do i delegoj në polici.
Blendi Salaj: A duhet kërcënuar dikush me jetë?
Neada Muçaj: Por ti në momentin që kërcënon njerëz, çfarë duhet të bëjë personi në fjalë, të rijë dje të flasë mirë? Tani ka në problem tjetër, janë tre kampe për momentin, luizatorët, ata që duan Kiarën dhe ata që duan Efin, kështu që ka një tifozeri të çmendur e cila po shpërndahet.
/s.f











