• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kombmohuesit që bëhen më grekë se grekët

by Shpëtim Idrizi
08/04/2016 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shpëtim Idrizi/

Zhgënjim i madh ky shkrimi i profesor Aurel Plasarit. Në fakt prisja me kureshtje ndonjë përgjigje apo fakt nga historianë grekë, qe do të përligjnin genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë duke shfarosur 20 për qind të popullsisë dhe duke pastruar etnikisht nga shqiptarët Çamërinë. E gjitha kjo ndodhi, falë një teze të montuar për bashkëpunim të shqiptarëve të Çamërisë me nazistët. Kjo tezë nuk u kundërshtua asnjëherë nga historigrafia zyrtare shqiptare për sa kohë që në fuqi ishte rregjimi kriminel komunist i Enver Hoxhës deri në vitet ’90.

Eshtë mjerim i madh intelektual dhe njerëzor, është frustrim prej defiçitit të protagonizmit ajo që pashë në deklarimin e Aurel Plasarit. Nuk dua të besoj se ai s’ka kuptuar gjuhën time politike, metaforat e mia ndaj ministrit të jashtëm Bushati. Napolon Zerva mund të jetë me origjinë shqiptare, por renegatët, kombmohuesit, gjakprishurit, që bëhen ekzekutorë të genocidit janë më grekë se grekët, më shovinistë.
Keqardhje që dikush nga fusha e letrave papritmas kalëron në politikë pas një heshtje të gjatë, duke më sulmuar mua.
Historiani i djathtë me sa duket në këtë rast krejt miop, Aurel Plasari, me gjithë respektin për studimet e tij s’ka folur kurrë për Çështjen Çame. Profesori i nderuar u kujtua pikërisht sot të reagojë e me referenca greke të bëjë historianin e Greqisë dhe të më sfidojë ai në vend te kolegëve të tij Athinës. Plasari u thellua e gjeti që krimineli Napolon Zerva, i cili vrau e masakroi shqiptarët e Çamërisë qenka çam nazist, që do të thotë se grekët e Napolon Zervës i dhanë vetes të drejtë të bënin genocid mbi çamët, sepse Zerva vetë qenka bashkëpunëtor i gjermanit.

Të lumtë Profesor! Paska qenë kaq e thjeshtë.

Unë historinë e kam shumë për zemër, atë të Shqipërisë veçanërisht. Nga kjo e jotja rikujtova që historia mbi ne shqiptarët përsëritet. Pas të dhënave të tua, referuar historianëve grekë, po “lëkundem” mbi origjinën e Napolon Zervës, por jam plot i bindur që Napolon Zerva edhe po të ishte si thoni ju do të qe veç një gjakprishur.

Doja t’i sugjeroja Plasarit të lexojë sugjerimet e albanologut Robert Elsie për historinë e Çamërisë që deri më sot është shkruar vetëm prej grekëve. Le të kalërojë zoti Plasari në këtë fushë dhe jo atë të kritikës politike ndaj meje me një gjuhë sulmesh që e prisja nga grekët, por jo prej një intelektuali shqiptar!

Gjithë jetën kemi baltosur sho-shoqin ne, shqiptarët dhe gjakprishurit janë vënë në shërbim
të të huajve.

Next Post

VIDEO/ Pamje të tmerrshme! Këmbësori goditet nga përplasja e dy makinave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë, Departamenti Amerikan i Shtetit: Dënojmë këtë akt dashakeq kundër aleatit tonë!

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë, Departamenti Amerikan i Shtetit: Dënojmë këtë akt dashakeq kundër aleatit tonë!

March 12, 2026
“2030-ta do të jetë viti që Ramazani dhe Krishtlindjet bashkohen”, Rama: Shpresoj të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE

“2030-ta do të jetë viti që Ramazani dhe Krishtlindjet bashkohen”, Rama: Shpresoj të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE

March 12, 2026
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

March 12, 2026
Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

March 12, 2026
Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

March 12, 2026
Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

March 12, 2026
Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

March 12, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Kur do mbarojë lufta në Iran? Analistët: Nuk do të kemi një dorëzim pa kushte!

March 12, 2026
Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

March 12, 2026
Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In