• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kombi më fluturues i Ballkanit Perëndimor?

by Fatos Çoçoli
02/10/2024 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Sipas Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve në Evropë dhe platformës së specializuar të të dhënave të trafikut ajror civil ndërkombëtar Cirium në periudhën janar-gusht 2024, Rinasi përfaqësonte aeroportin me rritjen më të shpejtë në Evropë, me mbi 237 përqind të pasagjerëve, krahasuar me periudhën janar-gusht të vitit 2019 para Pandemisë nga Covid-19 dhe me 56 përqind për shumë trafik se periudha janar-gusht 2023.

“Shpërthimi” i Rinasit në vitin 2024 
Janar-gusht 2023                              4 milionë e 607 mijë pasagjerë
Janar-gusht 2023                              7 milionë e 234 mijë pasagjerë (ose 56% më shumë)

Në pesë vjet, Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit është shndërruar krejtësisht, duke u kthyer në një motorr të vërtetë të ofertës turistike në vend, me futjen e fluturimeve me kosto të ulët, me zgjerimin e mjedisit pritës dhe trajtues të pasagjerëve me 20 mijë metra katrorë më shumë, me rritjen me herë të numrit të destinacioneve dhe me një fluks pasagjerësh të paimagjinueshëm pak vite më parë. Vetëm më 16 gusht 2024, u ngritën dhe u ulën në Rinas 45 mijë e 454 pasagjerë.

Pse Rinasi nuk njihet më nga pesë vite më parë?

Në periudhën janar-gusht 2024, Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka përpunuar 7 milionë e 234 mijë, sa i gjithë viti 2023, ose 2.6 milionë pasagjerë më shumë se periudha janar-gusht 2023. Në tre muajt e verës qershor, korrik dhe gusht 2024, Rinasi kaloi për herë të parë numrin e mbi 1 milionë pasagjerëve për seicilin muaj, ndërsa më 21 shtator 2024, u tejkalua numri i 8 milionë pasagjerëve gjithsejt këtë vit. Objektivin e vitit 2030 për 10 milionë pasagjerë, Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit, me këto ritme mund ta rrijë që këtë vit.

Rinasi drejt 10 milionë pasagjerëve këtë vit
–          2019                                                 3.8 milionë pasagjerë
–          2022                                                 5.2 milionë pasagjerë
–          2023                                                 7.2 milionë pasagjerë
–          2024(parashikim)                             10 milionë pasagjerë
–          Qershor 2024                                    1 milionë e 74 mijë pasagjerë
–          Korrik 2024                                       1 milionë e 191 mijë pasagjerë
–          Gusht 2024                                       1 milionë e 252 mijë pasagjerë

Tashmë janë shtuar edhe turistë nga vende më të largëta, dhe jo vetëm prej vendeve tradicionale, nga Evropa dhe SHBA-ja.

Ndër vendet, prej të cilave fluksi turistik drejt Shqipërisë po rritet me herë, janë Australia me 9 mijë e 750 vizitorë, Zelanda e Re me 1 mijë e 887 hyrje dhe Japonia me 1 mijë e 642 vizitore per periudhen janar-gusht 2024.

Nga Amerika e Veriut ka pasur një shtim të ndjeshëm të udhëtarëve sidomos nga Kanadaja, të cilët kanë arritur këtë vit në 17 mijë e 55 persona.

Me shtimin e ofertës nga vetë Aeroporti i Rinasit dhe me zgjerimin dhe zgjatimin e pistës, për ta bërë të përshtatshme për fluturimet ndëroqeanike, për të cilën po investohet fort tani,  do të mund të kemi shtime eksponenciale të numrit të turistëve nga Azia dhe Amerika.

Pse fluturojmë kaq shumë ne shqiptarët?
Në vitin 2018, ishim në vendin e parafundit në Ballkanin Perëndimor, për numrin e qytetarëve që fluturonin me linjat ajrore civile, për 100 mijë banorë. Më pas nesh ishte vetëm Kosova. Në tetëmujorin janar-gusht 2024, kemi dalë në vendin e parë, duke ua kaluar vendeve si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, për të njëjtin tregues.

Krahas emigracionit ekonomik të fuqishëm, arsyeja kryesore qënndron në faktin që Rinasi përbën aeroportin me biletat më të lira në botë, nga aeroporti më i shtrenjtë i Evropës që ishte në qershor 2018, së bashku me atë të Budapestit.  Nëse Rinasi do të kishte çmimet e vitit 2018, dy në tre familje shqiptare nuk do të fluturonin dot. Sot katër në pesë shqiptarë të Shqipërisë kanë kryer të paktën një fluturim me avion.

Ndërkohë, fluturimet tona më të shpeshta, për të parë njerëzit e dashur në emigracion, por edhe thjesht për qëllime turistike në një fundjavë apo dhe më gjerë, kanë sjellë edhe rritjen e dukshme të buxhetit tonë familjar për fluturime, me mbi 50 përqind më shumë në vitin 2023, në krahasim me vitin 2022.

Sipas të dhënave të INSTAT, për treguesit e anketës së “Burimeve dhe përdorimeve” në ekonomi, shpenzimet për bileta avioni zunë 0,75% të konsumit të familjeve shqiptare në vitin 2023, nga 0.5% që ishte pesha e këtij zëri në vitin 2022. INSTAT thotë se familjet tona kanë shpenzuar për shërbimet e transportit ajror, pra bileta avioni, rreth 11,7 miliardë lekë, pra 117 milionë euro, vetëm në vitin 2023(me kursin e sotëm lekë-euro). Një vit më parë, më 2022-in, konsumonim vetëm 7,5 miliardë lekë ose 75 milionë euro(me kursin e sotëm lekë-euro) për bileta avioni. Ndërsa vjet i kemi rritur me 56 përqind këto shpenzime, këtë vit i kemi shtuar akoma dhe më shumë, me 22 përqind më shumë për periudhën janar-gusht 2024! Duke ia kaluar maqedonasve të veriut për shpenzime për bileta avioni për familje dhe duke qenë gati barabar me vendin e parë, që ende e zënë malazezët.

Me këtë ritëm që kemi fluturuar jashtë vendit gjatë nëndë muajve janar-shtator 2024, ka shumë mundësi që gjatë vitit të ardhshëm të renditemi të parët në Ballkanin Perëndimor, edhe për shpenzimet për udhëtime ajrore për familje.

Next Post
Gëzon Sali Berisha: Deputetët e mi sot ia thanë fjalën në fyt mercenarit Altin Dumani

Nga kodi i zjarreve, te libri i shtëpisë kundër Perëndimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, AAK nominon Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, AAK nominon Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër

December 5, 2025
“Shqipëria Madhështore”, PD regjistron koalicionin me 25 parti të tjera, grekët e çamët bëhen bashkë te Berisha

Jo vetëm demokratët, Berisha tall edhe aleatët

December 5, 2025
Përgjysmohen kërkesat për azil në Gjermani, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet

Përgjysmohen kërkesat për azil në Gjermani, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet

December 5, 2025
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

December 5, 2025
Vendosen grupet e Botërorit, Shqipëria dhe Kosova mësojnë rivalët nëse kualifikohen

Vendosen grupet e Botërorit, Shqipëria dhe Kosova mësojnë rivalët nëse kualifikohen

December 5, 2025
Të gjithë sytë nga Kupa e Botës…, apo nga Heidi Klum?! 52-vjeçarja që s’njeh plakjen!

Të gjithë sytë nga Kupa e Botës…, apo nga Heidi Klum?! 52-vjeçarja që s’njeh plakjen!

December 5, 2025
Vrasja e 15-vjeçarit, reagon Spitali i Durrësit: Nuk kanë ikur dritat kur është operuar

Vrasja e 15-vjeçarit, reagon Spitali i Durrësit: Nuk kanë ikur dritat kur është operuar

December 5, 2025
“Civilizimi europian drejt zhdukjes”, SHBA publikon doktrinën e strategjisë kombëtare

“Civilizimi europian drejt zhdukjes”, SHBA publikon doktrinën e strategjisë kombëtare

December 5, 2025
Shqipërisë i mungon e djathta

Çfarë t’i shkundësh PD, Berisha e thau, e la ‘pemë pa kokrra’!

December 5, 2025
“Asnjë gjykatë s’mund të jetë mbi vlerat humane”, Hashim Thaçi nuk u lejua të përcjellë babanë për në banesën e fundit, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar

“Kënetës së PD i janë shuar zërat”, avokati: Lëvizja e Salianjit, për t’i dhënë oksigjen partisë!

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In